Tradhtia e Judës – besim i keqpërdorur
8 prill 2020 – e Mërkure, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme
Prania e Hyjit
“Çdo gjë e ka vendin dhe kohën e vet”, thotë fjala e urtë.
O Zot, bëj që gjithmonë të dëshiroj të kaloj kohën në praninë tënde.
Që ta dëgjoj thirrjen tënde.
Liria
Shumë vetë në këtë moment janë duke pësuar tmerret e luftës.
E përuli kokën në shenjë falënderimi për lirinë time
dhe lus për të gjithë të burgosurit dhe të robëruarit.
Vetëdija
Në çka jam duke e gjetur momentalisht në jetën time shpresën, guximin dhe zhvillimin?
Duke i reflektuar disa muajtë mëparshëm,
a jam i/e aftë t`i vërej cilat janë ato aktivitete të mia që kanë dhënë fryt të mirë?
Nëse i kam vërejtur fusha të tilla,
do të vendosi që edhe në të ardhmen t`u siguroj hapësirë dhe kohë.
Fjala e Zotit
Tani e lexoj pjesën e leximit të Shkrimit të Shenjtë që është i parashikuar për sot.
Lexoj ngadalë
Dhe ia vë mendjen fjalisë apo ngjarjes që më flet diçka.
Mt 26, 14-25
14 Atëherë njëri prej të Dymbëdhjetëve ‑ ai që quhet Judë Iskarioti, shkoi te kryepriftërinjtë 15 dhe u tha: “Çka po më jepni e unë po jua dorëzoj?” Ata i caktuan tridhjetë sikla të argjendta. 16 Që atëherë Juda kërkonte rastin e volitshëm për ta tradhtuar.
17 Të parën ditë të Bukëve të pabrume, iu afruan Jezusit nxënësit dhe e pyetën:
“Ku dëshiron ta bëjmë gati darkën e Pashkëve?”
18 Ai u tha:
“Shkoni në qytet te filani dhe thuajini: Mësuesi thotë: koha ime është afër! Te ti do të kremtoj Pashkët me nxënësit e mi.”
19 Nxënësit bënë si u urdhëroi Jezusi dhe përgatitën darkën e Pashkëve.
20 Kur u bë natë, Jezusi u ul në tryezë bashkë me të Dymbëdhjetët. 21 Ndërsa po hanin, ai u tha: “Për të vërtetë po ju them: njëri prej jush do të më tradhtojë!” 22 Të trishtuar për së tepërmi, zunë ta pyesnin njëri pas tjetrit:
“A mos jam unë, Zotëri?”
23 Ai iu përgjigj:
“Ai që po e ngjyen kafshatën me mua në pjatë ‑ ai do të më tradhtojë. 24 Po, Biri i njeriut patjetër po shkon siç është në Shkrimin e shenjtë për të. Porse: vaj për atë njeri që po e tradhton Birin e njeriut! Më mirë do të kishte qenë për të të mos kishte lindur aspak!”
25 Atëherë e pyeti edhe Juda, tradhtari i tij:
“A mos jam unë, Mësues?”
“E the vetë!” ‑ iu përgjigj Jezusi.
Ç`po dëshiron të më thuash, o Zot?
Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:
- Vështroje Judën dhe shikoje se si prej frike e tradhton Jezusin. Vështroje Jezusin ndërsa zemra e tij ballafaqohet me dobësinë e nxënësve-apostujve.
- Dashuria e Hyjit ngadhënjen në lloje e ndryshme të dobësive në jetën tonë. Lejo që ai me qenë fuqia në dobësinë dhe mëkatshmërinë tënde.
Bashkëbisedimi
O Zot i dashur, më ndihmo çdo ditë
që edhe më shumë të kërkoj.
Ma mbush zemrën time me dashuri ndaj teje.
Përfundimi
Po të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim ashtu tash
E përgjithmonë e jetës. Amen.
« Si reagoj ndaj kryqit: e braktis, e luftoj apo e përqafoj? Tekste të liturgjisë së krishterë në krijimtarinë e Françesk Anton Santorit »