T’i duam tjerët sikurse Jezusi na deshi ne

Apr 9 • Meditimi i ditës

9 prill 2020 – E ENJTJA E SHENJTË, Momenti i shenjtë – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit
O Zot, në thjeshtësi dhe përvujtëri po vij tek ti.

Fjalët e tua më çojnë në paqe në të cilën e kuptoj madhërinë dhe domethënien e pranisë sate.

 

 

Liria
Zoti e njeh lirinë time, ajo për të nuk është e huaj.

Shpirti i Zotit është ai që u jep jetë dëshirave më të thella të zemrës sime,

që më udhëheq në mënyrën pa rënë në sy drejt të gjitha të mirave.

Lus për hirin e shenjtë që të lejoj të çlirohem nëpërmjet Shpirtit të Zotit.



Vetëdija

Në praninë e Hyjit që më do
e vështroj gjithë atë që më ka ndodhur ditën e kaluar,
prej këtij momenti në mënyrë retrospektive, hap për hap.
E kujtoj gjithë atë që ka qenë mirë dhe bukur, dhe për këtë falënderoj.
I vërej edhe hijet, gabimet dhe pyes se çfarë më flasin; lus për shërim, guxim, falje.

 

 

Fjala e Zotit

Fjala e Hyjit na vjen nëpër Shkrimin të Shenjtë.

Shpirti i Shenjtë e ndriçoftë mendjen dhe zemrën time që të përgjigjem në porosinë e ungjillit: që t`i dua të afërmit e mi si vetveten dhe që të kujdesem për vëllezërit dhe motrat në Krishtin.

 

 


 

Gjn 13, 1-15

1 Ishte para festës së Pashkëve. Jezusi, duke ditur se i erdhi koha të kalojë prej kësaj bote tek Ati, pasi i deshi të vetët ‑ ata që ishin në botë ‑ i deshi deri në pikën e fundit. 2 Dhe, gjatë darkës ‑ pasi djalli ia kishte mbushur mendjen Judës, birit të Simon Iskariotit, ta tradhtonte ‑3Jezusi, që e dinte se Ati i la gjithçka në dorë, se erdhi prej Hyjit dhe se tek Hyji po kthente ‑4 u ngrit nga darka, hoqi petkun e sipërm, mori një peshqir dhe u ngjesh. 5 Qiti ujë në legen dhe filloi t’ua lajë këmbët nxënësve dhe t’ua fshijë me peshqirin, me të cilin ishte ngjeshur. 6 Arriti kështu te Simon Pjetri. Ai i tha:

“Zotëri, ti të m’i lash këmbët?”

7 “Ç’po bëj unë ‑ iu përgjigj Jezusi‑ ti tani nuk e kupton, do ta kuptosh më vonë.”

8Pjetri iu përgjigj:

“Nuk do të m’i lash këmbët kurrë e për këtë jetë!”

“Nëse nuk do të laj ‑ i tha Jezusi‑ nuk do të kesh pjesë me mua.”

9Simon Pjetri iu përgjigj:

“Atëherë, Zotëri, jo veç këmbët e mia, por edhe duart, edhe kokën!”

10Jezusi i tha:

“Kush është i larë, nuk i duhet të lajë tjetër përveç këmbët ‑ dhe është krejtësisht i pastër. Edhe ju jeni të pastër, por jo të gjithë.”

11 Ngase e dinte se kush do ta tradhtojë, këndej edhe tha: “Nuk jeni të gjithë të pastër.”

12 Pasi ua lau këmbët, mori petkun e sipërm të vetin, u ul prapë në tryezë dhe u tha:

“A e kuptoni çka ju bëra? 13 Ju më quani: Mësues e Zotëri. Mirë thoni, sepse unë jam. 14 Nëse, pra, unë ‑ Zotëria dhe Mësuesi ‑ ju lava këmbët, duhet që edhe ju t’ia lani këmbët njëri‑tjetrit. 15 Ju dhashë shembull që, sikurse ju bëra unë juve, të bëni edhe ju.

 


 

 

Çka dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:

 

·       A mund ta vështrosh këtë skenë dhe t`i lejosh Jezusit që të t`i lajë këmbët? Paramendoje se si po të shikon duke derdhur ujin në këmbët e tua dhe duke i fshirë ato. Ai dëshiron ta bëjë këtë. Lejoji!

·       Vetëm atëherë, kur t`i lejosh, do jesh në gjendje ta imagjinosh vetveten duke bërë të njëjtën gjë për të tjerët. Dhe ndërsa e bën një gjë të tillë lutu për ta.

Bashkëbisedimi
O Zot, e di që fjalët nuk janë të nevojshme kur të drejtohem ty.

Ti shikon në thellësinë e zemrës sime.

I njeh dëshirat dhe nevojat e mia.

Po lëshohem në duart e tua.

 

 

Përfundimi
Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

 

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »