Disa porosi të Shën Jeronimit mbi Kryqin e Krishtit
“I përket Krishtit të kryqëzuar vetëm ai që në trupin e vet i ka kryqëzuar kënaqësitë trupore dhe e jeton në mënyrë të shenjtë Ungjillin”.
“Çdo ditë Krishti kryqëzohet për ne në Kryq, sepse aq shumë na do…”.
“Ne jemi të kryqëzuar për botën dhe Krishti është i kryqëzuar për ne.”
“I lumi ai, në zemrën e të cilit Krishti ngjallet çdo ditë, kur bën pendesë për mëkatet edhe më të vogla”.
“Zoti e ka vetëm një kuptim të lirisë: që mos të jemi skllave të mëkatit… Çmimi i kësaj lirie është vdekja dhe ngjallja e Krishtit”./drita.info
Përgatiti: Don Lush Gjergji
« E ENJTJA E MADHE: Kelku yt, o Zot, është dhuratë shpëtimi Pranë Kryqit: çfarë kam bërë, çfarë bëj dhe çfarë duhet bërë për Krishtin »