Disa këshilla gjatë karantinës në kohën e coronavirusit

Apr 20 • Opinion

Qëndroni në shtëpi e bashkëkontribuoni që kjo situatë e pazakontë të kaloj sa më shpejtë. Mirëpo, qëndrimi në shtëpi ka edhe pasojat që lidhen me aspektin social e psikologjik të njeriut. Në vijim i gjeni disa këshilla psikologjike që mund të ju ndihmojnë për të sfiduar me sukses situatën e vetizolimit, karantinimit në kohën e covid-19.

 

  1. Përmbajuni një strukture ditore: gjeni vetit një strukturë ditore të përshtatshme, zgjohuni në mëngjes sikur t‘ishit në një situatë normale. Hani, flini dhe punoni si në ditët e zakonshme.
  2. Planifikoni ditën mundësisht në përpikëri dhe në mënyrë të detajuar: organizoni dhe planifikoni ditën në mënyrë aktive. Veproni diçka apo merruni me ndonjë punë që e keni planifikuar ta bëni e nuk keni pasur kohë. Dilni në kopsht, për punët e pranverës. Ndoshta për të pastruar apo ndonjë punë e vogël që ka mbet pa u përfunduar. Shijoni momentet e qetësisë. Kështu mbani ritmin dhe kontrollin dhe fitoni ndjenjën e mirë.
  3. Konsumoni mediat me vetëdije: lajmet serioze ju ofrojnë informacionet e duhura. Largojuni dezinformatave, njoftimeve të dyshimta, konsumimet e facebook-ut si ‘të vërteta’… shmangni gjërave që nxisin panik!
  4. Fokusohuni në fuqitë tuaja: kujtoni talentet dhe aftësitë që keni e që ju kanë ndihmuar në raste krizash. Kjo ju jep fuqi dhe stabilitet, vetëbesim dhe mendim pozitiv. Bisedoni me rrethin tuaj për gjerat e bukura dhe argëtuese.
  5. Relaksohuni. Relaksimi ndihmon kundër frikës: ushtrimet relaksuese ndihmojnë pos të tjerash edhe kundër frikës. Sepse relaksimi dhe frika nuk mund të paraqiten njëkohësisht. Meditoni të paktën 10 minuta në ditë duke u fokusuar vetëm në frymëmarrje!
  6. Lëvizni. Lëvizja u bënë mirë fëmijëve dhe të rriturve. Aty ku keni mundësi shfrytëzoni mundësinë për shëtitje/ecje. Edhe në shtëpinë tuaj mund të bëni ushtrime fizike/fitnes. Kjo ndihmon të ndiheni mirë. Në internet gjeni përplot ide për ushtrime fizike të përshtatshme për ambiente të mbyllura, sikurse është shtëpia apo banesa.
  7. Kujdesuni për kontaktet sociale dhe përkrahni njëri-tjetrin: Kontakti me familje dhe rrethin shoqëror është i rëndësishëm. Ky Kontakt mund të bëhet me telefon. Shfrytëzoni mundësitë teknike që ofron teknologjia moderne. Ndihmoni në përditshmëri aty ku mundeni. Buzëqeshni, ndani brengat, flisni për ndjenjat që keni.
  8. Përkrahni fëmijët: në situata si kjo fëmijët kanë nevojë për siguri dhe ngrohtësi. Fëmijëve ua jepni po ashtu një strukturë ditore: koha e mësimit, koha e lirë, aktivitete tjera. Mbane veshin e hapur për brengat dhe emocionet e tyre. Jepni mundësi fëmijëve që ata bashkë me ju të caktojnë strukturën ditore – që të ndihen të pjesëmarrës në jetën dhe vendimet, harxhoni kohë për ta, luani së bashku. Keni kujdes që të mos konsumohet së tepërmi mediat elektronike. Në raste kritike kërkoni ndihmë profesionale apo ndër miq.
  9. Keni më tepër mirëkuptim për veten dhe të tjerët që janë me ju: situata aktuale është një ngarkesë për të gjithë. Merrni parasysh se nuk jeni të prekur vetëm si individ, por edhe si familje dhe shoqëri. Përkrahni njëri-tjetrin, keni mirëkuptim, bisedoni për brengat dhe lini njëri-tjetrit hapësirë për t’u shprehur. Bëhuni kreativ, pikturoni, lexoni, shkruani.
  10. Dëgjoni ndjenjat dhe shikoni çka ju bënë mirë, mënjanoni eskalimin: në kohë të pazakonta njerëzit bëjnë edhe veprime të pazakonta, përjetojnë frikë, stres, agresivitet. Shprehuni për ndjenjat që keni, sepse kjo ju liron. Bisedoni. Tërhiquni në dhomë dhe merrni frymë thellë. Mos e lejoni dhunën, mos ofendoni, flisni me njëri-tjetrin.
  11. Parandaloni dhunën duke e njohur tensionimin e situatës, edhe të vetvetja. Reagimi para se të bëheni të dhunshëm: dhuna ka disa forma, për shembull piskamë, rrahje, ngacmim. Nëse vëreni se gjithnjë e më shumë ndjenjat tuaja po humbin kontrollin, reagoni me kohë. Flisni me dikë, mik, shok, psikolog, ndonjë të afërt, klerikë apo dikën tjetër.
  12. Kërkoni ndihmë. Shfrytëzoni mundësitë ekzistuese për vetëndihmë. Merrni e rilexoni këto këshilla këtu. Shfrytëzoni mundësitë që keni.
  13. Sa më pak konsumoni debatet politike.
  14. Refuzoni ndikimet urrejtëse mes njëri-tjetrit për arsye politike.
  15. Ruajeni dinjitetin që keni, jeni vetvetja./drita.info

Përgatiti: Zef Ahmeti

Comments are closed.

« »