Papa Françesku:  Të jesh online me Zotin

Apr 24 • Këndvështrime

Në kohë të vetizolimit për shkak të pandemisë që po e jetojmë, këto fjalë të Papa Françeskut marrin një jehonë të madhe dhe kuptimplote. Të mos ndjehesh kurrë vetëm, por gjithnjë në lidhje me Zotin dhe në lidhje me të tjerët, për të  bashkëndarë bukurinë e jetës së përbashkët nëpërmjet lidhjeve të ndyshme virtuale që na dhuron teknologjia e sotme.

Sa herë ju ka ndodhur që të keni nevojë t`iu telefononi miqve e të mos ketë rrjet/valë. Nëse në jetën tuaj s’është Jezusi, është sikur të mos kesh rrjet/valë: s`arrin të flasësh dhe tërhiqesh në vetvete.
Le të vendosemi gjithmonë atje ku ka rrjet: në familje, në famulli, në shkollë, sepse në këtë botë do të kemi gjithmonë për të thënë diçka të mirë dhe të vërtetë.” –  ju kishte drejtuar Papa Françesku të rinjve në një takim me ta./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »