Dilni në mbarë botën e predikojani Ungjillin të gjithë njerëzve

Apr 25 • Meditimi i ditës

25 prill 2020 – E shtune, Shën Marku (festë), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 1Pt 5, 5b-14; Ps 89, 2-3.6-7.16-17; Mk 16, 15-20)

 

Prania e Hyjit

O Zot, më ndihmo që të hyjë e të vendosem plotësisht në praninë tënde.
Më përshko me dashurinë tënde.
Zemra ime le të bashkohet me tënden.

 

Liria

Do të provoj që së paku shkurt t`i harroj të gjitha brengat dhe problemet
që ndoshta më mundojnë në këtë moment.
Të gjitha brengat e mia i vendos në duart e Zotit – së paku disa minuta deri sa të zgjatë kjo lutje.

 

Ndërgjegjësimi

Jetoj në një rrjetë të gërshetuar me shumë marrëdhënie – lidhje, raporte me natyrën, me njerëz, me Hyjin.
I vërej këto raporte dhe falënderoj për jetën që rrjedh nëpër to.
Disa prej këtyre marrëdhënieve janë shtrembëruar, disa janë rrënuar, disa janë ndërprerë:
Ndoshta për këtë arsye ndjehem i/e hidhëruar, i/e zemëruar, i/e zhgënjyer.
Lus për dhuratën e pranimit dhe faljes.

 

Fjala

Tani e lexoj pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt që është parashikuar për sot.

Lexoj pa u ngutur

dhe vërej fjalinë apo ngjarjen që më flet diçka.

 

Mk 16, 15-20

 

15 Dhe u tha:

“Dilni në mbarë botën e predikojani Ungjillin të gjithë njerëzve. 16 Kush do të besojë e do të pagëzohet, do të shëlbohet, ndërsa kush s’do të besojë, do të dënohet.

17 Shenjat që do t’i përcjellin ata që do të besojnë, janë këto: në emër tim do t’i dëbojnë djajtë, do të flasin gjuhë të reja; 18 [në duar] do t’i marrin gjarpërinjtë e, nëse do të pijnë ndonjë gjë që sjell vdekjen, nuk do t’u bëjë keq. Do t’i vënë duart mbi të sëmurë, e këta do të shërohen.”

19 Zotëria [Jezusi], pasi u tha kështu, u ngjit në qiell dhe rri në të djathtë të Hyjit. 20 Kurse ata dolën e predikuan gjithkund. Zoti bashkëpunonte me ta dhe e përforconte Fjalën me mrekulli që e përcillnin.

 

Çka dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:

 

  • Besimi nuk është një çështje vetëm e mendjes, as nuk është diçka private apo e mbyllur vetvete. Prej nxënësit nuk kërkohet të jetë i vetë-mjaftueshëm, por i përvuajtur, që të qëndrojë i lidhur dhe të jetë në gjendje për të vepruar emër të Jezusit.
  • Ka shumë shenja me të cilat dallohen nxënësit: rezistojnë çdo dobësimshpirtit, nuk janë të kufizuar për shkak të gjuhës; nuk tremben nga ajo që të tjerët do të donin të shmangnin dhe refuzojnë të pranojnë gjërat që helmojnë.
  • Lutja thellon vetëdijen tonë se mesazhi i Jezusit është Lajmi i mirë jetën tonë dhe nëpërmjet nesh në jetën e njerëzve të tjerë.

 

Bashkëbisedimi

Jezus, ti na thërret që të shkojmë pas teje dhe ta kompletojmë veprën tënde mbi tokë. Më ndihmo të shkoj përtej zonës sime të rehatisë dhe të jap fryt në shërbimin tënd.

 

Përmbyllja

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »