Urata e Papës Gjon Palit II Zojës Shkodrës
Zoja e Shkodrës, Pajtorja e Shqipërisë, ti Nëna jonë e Ëmbël!
Ty që në zemër të rrjedh gjaku i popullit tënd:
ktheji sytë e tu mbi këtë komb
i cili ka pasur fatin të marrë mësimin e parë të Ungjillit
nga goja e Apostujve e që Ty të ka nderuar përherë me dashuri të pastër bijësore.
Edhe sot në errësirën e provës ky komb të drejtohet Ty
plot shpresë e pret ndihmën tënde amnore.
Ti i prin Kishës në shtegtimin e fesë:
hidhi sytë e tu mbi bijtë e bijat shqiptare
të cilët janë duke udhëtuar të ngarkuar me prova e mundime.
Forco të ligshtit, ngushëllo të mjeruarit, mbaje të gjallë fenë në zemrën e të gjithëve!
Nënë e Shëlbuesit, bekoji familjet e krishtera
të cilat përbëjnë thelbin e Kishës së Birit tënd hyjnor.
Nënë e shpresës, shpejtoje ditën në të cilën ky popull fisnik
do të shikojë të realizuara edhe një herë të gjitha dëshirat e thella të shpirtit të tij,
atëherë kur të gjithë, bij e bija, do të kenë mundësi të bashkohen në harmoni të plotë
për të rindërtuar të ardhmen në drejtësi e në paqe! Amen./drita.info
« Dishepujt e Emausit: Rri me ne, o Zot Korona na ka prekur edhe ne … »