Jezus, qofsh ti buka ime e jetës

Apr 28 • Meditimi i ditës

28 prill 2020 – E marte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Vap 7, 51 – 8, 1a; Ps 31, 3cd-4.6ab.7b.8a.17.21ab; Gjn 6, 30-35)

 

Prania e Hyjit

Të gjithë kemi nevojë që të pushojmë pak prej ngjarjeve të përditshme.
Dhe e dimë që trupi ynë ka nevojë për pushim.
Kur të afrohemi ty, o Zot, zemra dhe mendja jonë gjejnë freskim,
shpirti ynë sërish lartësohet.

 

Liria

S`ka situatë prej së cilës nuk do të mund të dilja më i/e pasur me dashuri dhe jetë.
Mirëpo, dëshirat e mia janë shpesh herë të fiksuara, të robëruara në iluzione se të gjitha duhet qenë të plotësuara.
E lus Hyjin që nëpërmjet lirisë time
t`i bëjë dëshirat e mia këngë melodie gjallëruese të një
dashurie plot harmoni.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Krijuesit që më do,
me sinqeritet i vështroj përjetimet e ditës së kaluar,
ngritjet në maja e uljet poshtë si dhe rutinën, atë klimën mesatare të së përditshmes.
A mundem ta shoh ku ka qenë Hyji i pranishëm në të gjitha këto?

 

Fjala 

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstin nga Ungjilli i sotëm disa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë në disa pjesë të tij.

 

Gjn 6, 30-35

 

30 “Çfarë shenje bën ti, ‑ i thanë ata ‑ që ta shohim e të besojmë? Cila është vepra jote? 31 Etërit tanë hëngrën manën në shkretëtirë si shkruan edhe në Shkrim e shenjtë: ‘U dha të hanin bukë prej qiellit. ’
32 Jezusi iu përgjigj:
“Përnjëmend, përnjëmend po ju them:
Nuk jua dha Moisiu bukën prej qiellit,
por Ati im jua jep bukën prej qiellit,
atë të vërtetën:
33 sepse buka e Hyjit është Ajo,
që zbret prej qiellit
dhe që i jep botës jetën.”
34 Atëherë i thanë:
“Zotëri, na e jep vazhdimisht atë bukë!”
35 Jezusi u përgjigj:
“Unë jam buka e jetës.
Kush vjen tek unë
nuk do të ketë më kurrë uri,
kush beson në mua,
nuk do të ketë më etje.

 

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:

 

  • Jezus, qosh ti buka ime e jetës. Çdo ditë unë lutem për “bukën e përditshme“, për ato gjëra që më mbajnë në jetë.
  • O Hyj, më ndihmo të di se ku mund të gjej këndellje dhe ta pranoj atë, sepse ajo vjen prej teje dhe ta ndaj bujarisht me nevojtarët.

 

Bashkëbisedimi

Cilat ndjenja zgjohen në mua
kur lus dhe meditoj Fjalën e Zotit?
E paramendoj Jezusin ndenjur apo ulur pranë meje
dhe ia hapi zemrën time.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit të Shenjtë. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Comments are closed.

« »