Lutje Shën Jozefit

May 1 • Këndvështrime

Lutje Shën Jozefit

 

Të rrahun prej gjithë anësh

prej travajet të këtij shekulli,

nën hije tënde po ngasim,

o i ngushllueshmi Shejti sh‘Jozef,

e plot me uzdajë, per mbas Zojës së bekume,

edhe ty po të lutena,

qi të na bahesh krah me të pushtetshmen ndihmën tande.

Deh! Per njatë dashtni të pastër

qi të ka bashkue me të kullueshmen Virgjën Nanën e Tenzot,

e për atë dashni t’ambël që pate për të Lumin Jezu Krisht të njomë,

po të lutemi ta kqyrish me sy të dhimbshëm Kishën shejte,

të themelueme e të lame me Gjak të vet prej së Lumit Jezu Krisht;

e me fuqi tande na ju gjej ndër nevoja t’ona.

Ti, o Rojsi i kujdesshëm i Jezu Krishtit e i Zojës,

deli zot shpirtënavet që Jezu Krishti vet ka zgjedhë e i ka shpërblye;

na dlirë menden prej mësimesh së mbrapshta;

largona mkatin e veset e këqija, që po perlyejnë botën;

mos na daj ndihmen prej së neltit,

që mund të luftojmë kundra atij territ të zi

që ka shpërnda djalli në shekull;

e sikurse dikur pshtove Jezu Krishtin fëmijë prej rrezikut të dekës,

njashtu, po të lutena, proje edhe Kishën e Tenzot

prej tradhtimesh e prei çdo tallazit,

e na mba doren mbi krye gjithë neve,

që mbas shembujsh së tu e me fuqi tande,

të mundena me jetue tuj ba vepra të mira,

e të desim shejtnisht

e të fitojmë lumnin e jetës së pasosme në qiell.

Ashtu kjoftë.

 

************************

 

Shejtit sh’Jozef

 

O Zot i pushtueshëm e i mëshirshëm,

që e ka zgjedhun Shejtin sh’Jozef

për kudestar të lumit Jezu Krisht,

e për Fat të Zojës së Bekueme,

deh! Po të lutena,

na fal hirin,

për meritime të këtij shejti të madhnueshëm,

që gjith krishtenimi me Shejtin At Papë

të gëzojnë pagjë të plotë.

Denjohu me bekue shpijat t’ona e robt t’onë,

miqt e anëmiqt tonë.

E kështu gjith bashkë

të mbërrijmë nji ditë në gazmend të Parrizit,

me gëzue për gjithmonë e jetës.

Ashtu kjoftë. /drita.info

 

Përgatiti: Don Nikson Shabani

Shpërndaje

Comments are closed.

« »