Cilëve zëra (nuk) u besoj?

May 3 • Meditimi i ditës

3 maj 2020 – E diela 4-të e Pashkëve (A) – Bariu i mirë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Vap 2,14a.36-40; Ps 23,1-6; 1Pt 2,20b-25; Gjn 10,1-10)

 

Prania e Hyjit 

Ti je qendra e jetës sime, o Zot.

Në mes të të gjitha preokupimeve të mia, të gjitha shqetësimeve dhe brengave në mendjen time tani, a mund të përqendrohem për një moment në qendër të jetës sime? A mund t`ia hap zemrën time Zotit, udhëzuesit im, shëruesit tim, mësuesit tim? A mund të ndalem një moment dhe ta dëgjoj zërin e Zotit?

 

Liria

Hyji më do pa kushte,
dhe më tërheq kahgjithçka që është e mirë,
duke më sjellë në plotësinë e jetës.
I kërkoj Shpirtit Shenjtë që të ma hapë zemrën,
në këtë mënyrë mund t`i përgjigjem lirshëm
lëvizjes së Shpirtit në jetën time.

 

Ndërgjegjësimi 

Duke ditur që Hyji më do pa kushte,

mund t`i lejoj vetes të jem i/e sinqertë se si jam përnjëmend.

Si është duke më kaluar dita? Si po e ndiej veten tani?

 

Fjala 

Kaloje këtë kohë duke e qendërzuar vetveten për të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutje, për të dëgjuar atë që gjallërohet në zemrën tënde. Mbylli sytë një moment. Ndërsa rri ulur me sy mbyllur, përdori këto ose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, lutu.

 


Gjn 10, 1-10

1 “Për të vërtetë, për të vërtetë, po ju them: ai që në vathë të deleve nuk hyn nëpër derë, por tjetërkah kërcen brenda, ai është vjedhës dhe cub. 2 Ai që hyn nëpër derë, ai është bariu i deleve. 3 Atij derëtari i çel derën e delet e dëgjojnë zërin e tij. Ai i thërret delet e veta me emër dhe u prin përjashta. 4 E kur i qet përjashta të gjitha delet e veta, u prin dhe delet i shkojnë pas, sepse e njohin zërin e tij. 5 Pas të huajit nuk do të shkojnë me siguri, por do të ikin, sepse nuk e njohin zërin e të huajit.”

6 Jezusi u tregoi këtë shëmbëlltyrë, por ata nuk e morën vesh ç’deshi t’u thotë me të.

7 Prandaj Jezusi u tha përsëri:

“Përnjëmend, përnjëmend po ju them:

unë jam dera e deleve.

8 Të gjithë ata që erdhën (para meje)

janë vjedhës dhe cuba;

porse delet nuk i dëgjuan.

9 Unë jam dera:

kush hyn nëpër mua, do të shëlbohet:

do të hyjë e do të dalë

dhe do të gjejë kullosë.

10 Vjedhësi s’vjen për tjetër, por për të  vjedhur,

për të prerë e për të bërë dëm.

Unë erdha

që delet ta kenë jetën

e ta kenë me plotësi.

 


Çka dëshiron të më thuash, Zotëri? 

Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:

 

  • Delet që i përkasin Jezusit e ndjekin sepse e njohin zërin e tij. Zëri i tij mund të njihet sepse çon në jetë, jetën me plotësi. Çka është ajo që është jetëdhënëse në jetën tënde të përditshme që po e ndjen në këtë moment?
  • Çka po të thotë Jezusi përmes asaj përvoje? Si po të fton të gjesh një jetë më me plotësi edhe në këto ditë?
  • Dëgjoje përsëri pjesën e ungjillit dhe vë re mënyrat e kundërta të bariut të mirë dhe vjedhësit.

 

Bashkëbisedimi

Vjedhësit dhe banditët na dërgojnë mesazhe që mohojnë jetën, që shkatërrojnë dhe vjedhin paqen tonë. Çka dëshiron Jezusi të thotë me ato zëra të brendshëm që mund të na dëmtojnë lehtësisht?

 

Përmbyllja 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit të Shenjtë. Dukekaluar kohën në lutje mësoj se si ta dëgjoj zërine Zotit. E lus atë për të më mësuarqë të jem i/e durueshëm dhe plot shpresë, ndërsa e dëgjoj mirë zërin e tij duke pasur kujdes, sidomos, gjendjen në të cilën jetoj, dëshirat e zemrës sime, si dhe ngjarjetqë ndodhin rreth meje.

Ngadalë e kuptoj se cilëvezëra u besoj, dhecilat mesazhe nuk janë për të mirën time.

Ati ynë…


Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash

e përgjithmonë e jetës. Amen

Shpërndaje

Comments are closed.

« »