Marrëdhënie, jo tregti me Zotin

May 4 • Meditimi i ditës

4 maj 2020 – E hënë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Vap 11,1-18; Ps 42,2-3; 43,3-4; Gjn 10,11-18)

 

Prania e Hyjit

“Qëndroj para derës dhe trokas”, thotë Zotëria.

Çfarë privilegji i mrekullueshëm që Krijuesi dhe Zotëruesi i të gjitha krijesave dëshiron të vijë tek unë!

Me gjithë zemër e pranoj ardhjen e tij.

 

Liria

O Zot, ma dhuro hirin e lirisë së shpirtit.

Ma pastro shpirtin dhe zemrën në mënyrë që të mund të jetoj gëzueshëm në dashurinë tënde.

 

Ndërgjegjësimi

Në çka jam duke e gjetur momentalisht në jetën time shpresën, guximin dhe zhvillimin?
Duke i reflektuar disa muaj të mëparshëm,
a jam i/e aftë t`i vërej cilat janë ato aktivitete të mia që kanë dhënë fryt të mirë?
Nëse i kam vërejtur fusha të tilla,
do të vendosi që edhe në të ardhmen t`u siguroj hapësirë dhe kohë.

 

Fjala

Do t`i jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit ngadalë, disa herë,

dhe do të ndalem në atë fjalë apo fjali që më prek, që më flet pikërisht mua.

 


Gjn 10, 11-18

 

11 Unë jam Bariu i mirë.

Bariu i mirë e jep jetën e vet për delet.

12 Rrogëtari ‑ që s’është bari,

të cilit nuk i përkasin delet ‑

kur sheh se po vjen ujku

lë delet e ikën

‑ e ujku i rrëmben dhe i shpërndan:

13 është rrogëtar

dhe nuk shkqetësohet për delet.

14 Unë jam Bariu i mirë:

i njoh të miat

dhe ato më njohin mua.

15 Sikurse Ati më njeh mua

dhe unë e njoh Atin

edhe jetën e jap për delet.

16 Kam edhe të tjera dele,

që nuk janë të kësaj vathe.

Edhe ato më duhet t’i bashkoj

dhe do ta dëgjojnë zërin tim,

do të bëhet një grigjë e vetme

e një Bari i vetëm.

17 Prandaj edhe më do Ati,

sepse e jap jetën time

që ta marr përsëri.

18 Askush nuk mund të ma marrë:

por unë e jap prej vetes.

Kam pushtet ta jap jetën

e kam pushtet ta kthej prapë atë.

Këtë urdhër e mora prej Atit tim.”

 


Çka dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:

 

  • Jezusi nuk është rrogëtar – një njeri i paguar: Marrëdhënia jonë nuk bazohet në tregti, as në zgjedhjen time. Ai thjesht e dëshiron të mirën time të përhershme.
  • Lus që të më udhëheq përvujtëria, që të kem besim që të mund ta ndjek nëbesim; lus për dëlirësinë e zemrës – që gjithmonë ta dëgjoj zërin e Bariut.

 

Bashkëbisedimi
Zot, ti më njeh më mirë se unë e njoh veten time.
Shpirti yt e përshkon çdo moment të jetës sime.
Faleminderit për hirin dhe dashurinë që e ndikon mbi mua.
Faleminderit për ftesën tënde të vazhdueshme, të butë për të lejuar të hysh në jetën time.
Më fal për momentet kur e kam refuzuaratë ftesë, dhe e kam mbyllur veten para teje.
Më ndihmo që gjatë ditës të vij, ta njoh praninë tënde në jetën time, të ta çelzemrën, që të lejoj të veprosh në mua, për lavdinë tënde më të madhe.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit të Shenjtë. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen

Shpërndaje

Comments are closed.

« »