Porosi të jashtëzakonshme të Nënës Tereze për ne dhe për kohën tonë (3)
Shkrimi i Shenjtë thotë që është gënjeshtar kush thotë që e do Zotin, por nuk e do të afërmin.
Feja në veprim shndërrohet në dashuri; dashuria në veprim shndërrohet në shërbim.
Kur nuk ke asgjë, atëherë ke gjithçka.
Gëzimi është shprehje bindëse e dashurisë.
Dashuria është mrekulli dhe mrekullia është dashuri.
Dashuria është mjekimi më i mirë për çdo njeri.
E keqja më e madhe e botës së sotme është indiferentizmi.
Pa dashuri dhe flijim jeta s’ka kuptim.
Vetëm dashuria do ta shpëtojë botën.
Veprat e dashurisë janë vepra të paqes.
Kush nuk dashuron nuk jeton./drita.info
Përgatiti: Don Lush Gjergji
« Hyjnesha në fron, emblema e Prishtinës Marrëdhënie, jo tregti me Zotin »