Liria, detyrim apo dhuratë?

May 5 • Meditimi i ditës

5 maj 2020 – E marte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Vap 11,19-26; Ps 87,1-7; Gjn 10,22-30)

 

Prania e Hyjit

O Zot, më ndihmo që krejt qenien time t`ia çeli pranisë sate.
Më përshko me dashurinë tënde.
Zemra ime le të bashkohet me tënden.

 

Liria

Në realizimin e lirisë së brendshme më së shpeshti më bllokon prirja ime
që lejoj të robërohem me ndjenjat e frikës dhe pritshmëritë çfarë do të nevojitej apo duhej të isha.
Reagimet e mia të zakonshme më pengojnë që t`i kërkoj fusha të ndryshme të zhvillimit dhe rritjes sime.
Do të lus për një ndjenjë më të madhe të lirisë së brendshme
dhe që të mund të arrij diçka të re nga ajo çfarë Hyji kërkon prej meje.

 

Ndërgjegjësimi

O Zot, ma ke dhënë natën për pushim dhe fjetje.
Në momentet e mia kur jam zgjuar kurrë mos e harrofsha mirësinë tënde.
Më mëso që bekimin tënd ta ndaj me të tjerët.

 

Fjala

Kaloje këtë kohë duke e qendërzuar vetvetenpër të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutje, për të dëgjuar atë që gjallërohetnë zemrën tënde. Mbylli sytë një moment. Ndërsa rri ulurme sy mbyllur, përdori këto ose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, lutu.

 


 

Gjn 10, 22-30

 

22 Në Jerusalem po festohej e kremtja e Kushtimit të Tempullit. Ishte dimër. 23 Jezusi ecte në Treme të Salomonit në Tempull. 24 Judenjtë e rrethuan dhe i thanë:
“Deri kur do të na mbash pezull? Nëse je Mesia, na e thuaj haptas!”
25 Jezusi iu përgjigj:
“Ju thashë e ju nuk më besoni.
Veprat që unë bëj në Emër të Atit tim,
ato bëjnë dëshmi për mua.
26 Por ju nuk besoni,
sepse nuk jeni prej deleve të mia.
27 Delet e mia e dëgjojnë zërin tim;
unë i njoh dhe ato vijnë pas meje.
28 Unë u jap jetën e pasosur,
kurrë nuk do të sharrojnë:
askush nuk do t’i rrëmbejë prej dorës sime.
29 Ati im që m’i dha,
është më i madh se të gjithë
dhe askush s’mund t’i rrëmbejë
nga dora e Atit.
30 Unë dhe Ati jemi një.”

 


 

Çka dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Ndoshta edhe unë nganjëherë jam ndier si këta njerëz duke dëshiruar një shenjë nga Hyji. Jezusi, megjithatë, zgjedh të flasë me shëmbëlltyra, sesa të kërkojë në mënyrë të detyrueshme pëlqimin duke përdorur logjikën apo debatet.
  • Do të mendoj se si manifestohet liria në jetën time të cilën liri Jezusi e respekton te të tjerët dhe se si sillem me njerëzit rreth vetes –sidomos me ata që dallojnë prej meje.

 

Bashkëbisedimi

Jezus, po më flet me tekstin e Shkrimit Shenjt
Bëj që t`i përgjigjem thirrjes sate të sotshme.
Më mëso që ta njoh dorën tënde vepruese në jetën time të përditshme.


Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »