Drita që shndritë skutat e errta të zemrës sime

May 6 • Meditimi i ditës

6 maj 2020 – E mërkure, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Vap 12,24 – 13,5a; Ps 67,2-3.5-6.8; Gjn 12,44-50)

 

Prania e Hyjit

“Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur prej barrës së rëndë e unë do t`ju çlodh“.

Ja ku jam, o Zot.

Kam ardhur ta kërkoj praninë tënde.

Shumë e dëshiroj fuqinë tënde që shëron.

 

Liria

Vdekja jote në kryq më ka liruar.

Mund të jetoj lirshëm dhe gëzueshëm, pa frikë prej vdekjes.

Mëshira jote nuk njeh kufi

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Krijuesit që më do,
me sinqeritet i vështroj përjetimet e ditës së kaluar,
ngritjet në maja e uljet poshtë si dhe rutinën, atë klimën mesatare të së përditshmes.
A mundem ta shoh ku ka qenë Hyji i pranishëm në të gjitha këto?

 

Fjala

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstin nga Ungjilli i sotëm disa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë nëdisa pjesë të tij.

 


 

Gjn 12, 44-50

 

44 Jezusi shpalli:

“Kush beson në mua,

nuk beson në mua,

por në Atë që më dërgoi.

45 Kush më sheh mua,

sheh Atë që më dërgoi.

46 Unë ‑ drita ‑ erdha në botë,

që, kushdo që beson në mua,

të mos mbetet në terr.

47 E, nëse ndokush i dëgjon fjalët e mia

e nuk i zbaton,

nuk jam unë ai që e dënoj,

sepse nuk erdha të dënoj botën,

por ta shpëtoj botën.

48 Atë që më përbuz mua

‑ e nuk i pranon fjalët e mia ‑

ka kush e gjykon:

fjala që kam thënë:

‑ ajo do ta gjykojë ditën e fundit.

49 Sepse unë nuk fola prej vetvetes,

porse ai që më dërgoi ‑ Ati ‑

Ai më urdhëroi

çka të them, çka të flas.

50 Dhe e di:

urdhri i tij është Jetë e pasosur.

Prandaj, çka them unë,

flas ashtu si më tha Ati

të them.”

 


 

Çfarë dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi paragarfin e sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:

 

  • Lufta ndërmjet forcave të dritës dhe errësirës dominon ungjillin e Gjonit. Misioni i Jezusit është i qartë. Ai erdhi prej Atit duke sjellë dritën e dashurisë, e cila konfirmohet në fjalë dhe vepra. Ata që e pranojnë, ecin në dritën e tij, kurse ata që e refuzojnë atë, marrin në thua, pështjellohen në errësirë ​​dhe janë të humbur.
  • O Zot, dëshira jote e vetme është që unë të banoj në ty dhe të jetoj në dritë. Shkëlqe në skutat e errëta të zemrës sime, më sill mua dhe të gjithë të tjerët te plotësia e jetës që na ofron.

 

Bashkëbisedimi
 O Zot i dashur, më ndihmo çdo ditë
që edhe më shumë të kërkoj.
Ma mbush zemrën time me dashuri ndaj teje.

 

Përmbyllja
 Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit të Shenjtë. Ati ynë…
 
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »