Ti je unik  – jo kopje

May 6 • Këndvështrime

Feja e krishterë gjithmonë e ka theksuar vlerën e personit njerëzor. Zoti krijon njeriun jo në seri, si të prodhonte gjëra materiale, por në mënyrë të veçantë – secili prej nesh është i papërsëritshëm. Prandaj edhe themi se ne jemi unik.

Shpeshherë ekziston tundimi, rreziku që të bëhemi (maskohemi si) dikush tjetër. Kjo ndërlidhet edhe me pritjet e të tjerëve, edukimin dhe mjedisin ku jemi rritë. Por edhe kur e imitojmë dikë, nuk kemi nevojë të bëhemi kopje e dikujt, sepse Zoti ka dashur që ti dhe unë të jemi ndryshe. Askush prej nesh nuk e ka të kaluarën e njëjtë as rrethanat e njëjta as ecjen e njëjtë.

Prandaj kur themi se jemi të veçantë, nuk është fjala për të qenë më i/e mirë apo më i/e fortë a më inteligjent/e apo të dukemi më të mirë se të tjerët. Fjala është shumë më shumë për të qenë në harmoni me vetveten, me atë çka Zoti e ka mendur – të pajtohesh me vetveten! Ta pranosh se vendin tënd nuk mund ta zë tjetërkush, as ti të bëhesh kopje e dikujt tjetër.

Pra, guxon të jesh vetvetja – mos u fsheh pas të tjerëve, se Zoti të dëshiron ashtu siç të ka krijuar! Lejoji të tjerët ta shohin dhe ta respektojnë personin tënd origjinal!/drita.info

Përgatiti: Don Shtjefën Dodes

Shpërndaje

Comments are closed.

« »