Lutja, ndriçim në errësirën e jetës
Gjn 13, 16-20
16 “Përnjëmend, përnjëmend po ju them: nuk është shërbëtori më i madh se zotëria i tij as i dërguari më i madh se dërguesi.
17 Pasi tani i dini këto, të lumët ju nëse edhe do t’i zbatoni! 18 Nuk po flas për ju të gjithë. Unë i njoh ata që zgjodha. Por ‑ le të shkojë në vend fjala e Shkrimit të shenjtë: ‘Ai që ha bukën time, e ngriti thembrën e vet kundër meje.’
19 Po jua them që tani,
para se të ndodhë,
që, kur të ndodhë,
të besoni se UNË JAM.
20 Përnjëmend, përnjëmend po ju them:
kush e pranon atë që dërgoj unë,
më pranon mua,
e kush më pranon mua,
pranon Atë që më dërgoi.”
Çka dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:
- Jezusi e pranon se njohuritë dhe të kuptuarit janë të rëndësishme, por janë vetëm një pjesë e veprimit të Hyjit në ne. Hyji na bekon në gjërat që i bëjmë.
- Kur Jezusi kërkon që ta kujtoj se kush është, nuk e bën këtë për të më qortuar ose për të më kundërshtuar, por për të më ndihmuar të mos mbingarkohem.
- Lus për përvujtëri për të cilën kam nevojë që ta kujtoj që, edhe pse jam shërbëtor dhe lajmëtar i Jezusit, ai më quan edhe mik dhe më numëron në mesin e të dashurve të tij. Më ndihmoftë lutja, që të më ndriçojë drita e Hyjit dhe të më lëvizë prej vendit që të bëj atë që mundem, në mënyrë që të sjellë dritë në botë nëpërmjet jetës sime personale.
« Ti je unik – jo kopje A i lejoj Zotit t`i heqë shqetësimet nga zemra ime? »