A i lejoj Zotit t`i heqë shqetësimet nga zemra ime?
Gjn 14, 1-6
1 “Mos t’ju shqetësohet zemra!
Besoni në Hyjin
edhe në mua besoni!
2 Në shtëpinë e Atit tim ka shumë banesa.
Po të mos kishte, a do t’ju thoja:
‘Po shkoj t’ju bëj gati vendin’?
3 Kur të shkoj e t’ju përgatis vendin,
do të vij prapë e do t’ju marr tek unë,
që aty ku jam unë, të jeni edhe ju.
4 Ku shkoj unë, ju e dini rrugën.”
5 “Zotëri ‑ i tha Toma ‑ Ne s’dimë kah po shkon. Si, pra, mund ta dimë udhën?”
6 Jezusi u përgjigj:
“Unë jam Udha, e Vërteta dhe Jeta.
Askush nuk shkon tek Ati përveçse nëpër mua.
Çka dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:
- Ndoshta edhe unë jam ndonjëherë si Toma: Kur bëj pyetje lidhur me Jezusin, dua që të më lë rehat që vetë t`i qes gjërat në vend të vet.
- O Zot, më ndihmo që t`i dëgjoj premtimet e tua, t`i pranoj garancitë e tua, që të lejoj t`i heqësh shqetësimet nga zemra ime. Bëj që ta kem gjithmonë në mend se ti je me mua.
Përmbyllja
Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit të Shenjtë. Ati ynë…
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.
« Lutja, ndriçim në errësirën e jetës Krishti dëshiron të më ndihmojë të rritem në dashuri »