Dashuri ose/dhe urdhërim
11 maj 2020 – E hënë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme
(Leximet e ditës: Vap 14,5-18; Ps 115,1-4.15-16; Gjn 14,21-26)
Prania e Hyjit
O Zot, në thjeshtësi dhe përvujtëri po vij tek ti.
Fjalët e tua më çojnë në paqe në të cilën e kuptoj madhërinë dhe domethënien e pranisë sate.
Liria
Lus për hirin e shenjtë
që t`i harroj brengat vetjake,
që të jem i/e hapur ndaj asaj çka Hyji kërkon prej meje,
që t`i lëshohem udhëheqjes së Krijuesit që më do.
Ndërgjegjësimi
Bëj, o Zot, që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm/e dhe mirënjohës/e
për të gjitha bamirësitë që m`i ke dhënë.
Këtë bekim ta ndaj gjithmonë me të tjerët.
Fjala
Lutu Shpirtit Shenjt që të të ndriçojë dhe ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.
Gjn 14, 21-26
21 Kush i ka urdhërimet e mia dhe i mban,
ai më do;
dhe atë që më do mua,
do ta dojë edhe Ati im,
edhe unë do ta dua
dhe do t’i dëftohem.”
22 I tha Juda, jo ai Iskarioti:
“Zotëri, [e] ç’ndodhi që do të na dëftohesh neve
e jo botës?”
23 Jezusi iu përgjigj:
“Nëse ndokush më do,
ai do të ma mbajë fjalën,
Ati im do ta dojë,
tek ai do të vijmë
dhe tek ai do të banojmë.
24 Kush nuk më do,
nuk i mban fjalët e mia.
E fjala që po dëgjoni, nuk është imja,
por është e Atij, që më dërgoi, ‑ e Atit.
25 Këto fjalë jua thashë
ndërsa banova me ju.
26 E Shpirti Shenjt ‑ Mbrojtës,
të cilin do t’jua dërgojë Ati në Emër tim,
Ai do t’jua mësojë të gjitha
dhe do t’ju përkujtojë gjithçka [unë] ju thashë.
Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:
- Dashuria dhe urdhërimet duket sikur s`përputhen me njëra-tjetrën: njëra sugjeron lirinë, kurse tjetra i referohet kufizimeve. Kur e dëgjoj Jezusin se si flet për “urdhërimet” mund të më ndihmojë në qoftë se mendoj për to si një mënyrë ekzistimi të Jezusit, për rregullat e tij shtëpiake, për hartën e zemrës së tij.
Bashkëbisedimi
Fjalët nuk po më vijnë lehtë, o Zot.
Shiko në zemrën time dhe shih se sa shumë e dëshiroj paqen.
Më ruaj, o Zot. E di që gjithmonë je pranë meje.
Përmbyllja
Të falënderoj, o Zot, që i kalova këto pak momente me ty.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash e
përgjithmonë e jetës. Amen.