Lutja e Mëngjesit e Shën Jeronimit

May 12 • Këndvështrime

Shën Jeronimi ka shkruar shumë uratë, ndër të cilat veçohet lutja e mëngjesit, që po e paraqesim, sipas traditës shekullore kishtare, në vitin jubilar të 1600 të kalimit të tij në amshim:

 

O Zot, Jezu Krisht, unë zgjohem në mëngjes,

më sodit dhe më udhëheq

në çdo hap dhe në çdo vepër time,

çdo mendim dhe çdo fjalë,

kështu që unë të mund të kaloj tërë ditën nën hijen e vullnetit tënd.

Ma jep, o Zot, pendimin e zemrës,

frikën tënde,

ndërgjegjen e pastër,

qetësinë e mendjes,

kështu që të urrej çdo mëkat dhe të harroj çdo të keqe,

të shpresoj në Parajsë dhe ta dua drejtësinë tënde.

Merri nga zemra ime dëshirat e kota të botës

dhe largo prej meje çdo uri grykëse,

 çdo mendim të ndytë,

çdo lakmi,

hidhërim,

mërzi të botës,

gëzim të mbrapshtë,

krenari të rrejshme.

Shortoji në mua, o Zot, virtytet:

përmbajtjen,

vetëkontrollin,

pastërtinë,

përvujtërinë

dhe dashurinë ndaj çdo krijese.

Le të jetë urata vazhdimisht në buzët e mia

dhe mos i harro sytë e mi,

 që së bashku me Davidin të mund të them:

“Sytë e mi i drejtoj kah Zoti”.

Shqyrto, o Zot, veshët e mi,

që fjalë të patenzona ose rrena mos të hyjë në veshët e mi,

por të jenë në dëgjim të Fjalës tënde, për Ty,

që jeton e mbretëron në shekuj të shekujve. Amen. 

 

********

 

Gjatë shekujve janë shkruar shumë uratë kushtuar ndërmjetësimit të Shën Jeronimit. Ja dy uratë të tilla mjaft karakteristike nga përshpirtëria popullore, që po i sjellim në vazhdim:

 

 I. 

O i lavdishmi Shën Jeronim,

Për atë zell të përzemërt që të udhëhoqi kah studimi i thellë i Shkrimit të Shenjtë,

duke të dhuruar aq dritë;

për  shpirtin e fjalës dhe pendesës,

virtytet ndërtuese për të qenë gjithmonë sa më i dobishëm për Kishën katolike,

dhe për meritat hyjnore që mund t’i nxjerrësh në qiell;

Ji mbrojtës, na nxjerr hirin që ta sodisim vazhdimisht të vërtetën e fesë,

që të mos kërkojmë kurrë mbi tokë që të na pëlqejë Zoti,

por të na ndihmosh gjithnjë në udhëtime pendestarë dhe në vepra të bamirësisë,

për ta siguruar shëlbimin tonë të amshuar. Amen.

 

 II.

Shën Jeronim  i dashur,

Ti, që pate aq shumë etje dhe uri për Fjalën e Zotit, Biblën,

nëpërmjet saj e gjete Fjalën e Mishëruar, Jezu Krishtin.

Na ndihmo që në lexim, dëgjim dhe soditje të Biblës,

ta gjejmë porosinë e Jetës dhe të Shëlbimit – Jezusin, vetë Dashurinë.

Ti që në uratë dhe pendesë gjete mjetet e përshtatshme për ta mposhtur mëkatin, veset,

na ndihmo, që edhe ne nëpërmjet uratës, të jemi të lidhur me Zotin, Atin tonë të mire,

dhe me njëri-tjetrin, për t’u lartësuar gjithnjë e më shumë te Ti.

Pendesa le të jetë për ne mjet frenimi, shenjtërim dhe shëlbimi,

që me bujari dhe zemërgjerësi, të jemi gjithnjë mendjehapur, dorëhapur dhe zemërhapur.

Na mëso, udhëzo dhe ndihmo që të besojmë, dhe sipas besimit të jetojmë,

që një ditë të jemi së bashku në Lumturinë e amshuar. Amen./drita.info

 

Përgatiti: Don Lush GJERGJI

Shpërndaje

Comments are closed.

« »