Krishtit i pëlqen të rri me ne

May 18 • Meditimi i ditës

18 maj 2020 – E hënë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Vap 16,11-15; Ps 149,1-6a.9b; Gjn 15,26 – 16,4a)

 

Prania e Hyjit 

Disa minuta do të ndalem e mendoj për praninë e fshehur të Hyjit në sende: në elemente duke u dhënë që ato të ekzistojnë; në bimë duke u dhuruar jetën; në kafshë duke u dhënë që të ndjejnë; dhe më në fund në mua, sepse m`i jep të gjitha këto edhe më shumë, më bën tempull, vendbanim të Shpirtit të Shenjtë.

 

Liria 

Pak janë ata njerëz që e kuptojnë

ç`do të mund të bënte Hyji me ta po t`i dorëzoheshin në duart e tija dhe po t`i lejonin t`i formojë hiri i tij. (shën Injaci) Lutem për hirin e dorëzimit të plotë në dashurinë e Hyjit.

 

Ndërgjegjësimi

Në çka jam duke e gjetur momentalisht zhvillimin?

Duke reflektuar disa muaj më parë, a jam i aftë t`i vërej cilat janë ato aktivitete të mia që kanë dhënë fryt të mirë? Nëse i kam vërejtur fusha të tilla, do të vendosi që edhe në të ardhmen t`u siguroj hapësirë dhe kohë.

 

Fjala

Fjala e Hyjit na vjen nëpër Shkrimin Shenjt.

Shpirti i Shenjtë e ndriçoftë mendjen dhe zemrën time që të përgjigjem në porosinë e ungjillit: që t`i dua të afërmit e mi si vetveten dhe që të kujdesem për vëllezërit dhe motrat në Krishtin.

 


 

Gjn 15, 26-16,4

 

26 E kur të vijë Mbrojtësi,

të cilin do t’jua dërgoj prej Atit – Shpirti i së Vërtetës, që rrjedh prej Atit – Ai do të dëshmojë për mua. 27 Por edhe ju gjithashtu do të dëshmoni për mua, spese jeni me mua që në fillim. 1 Jua thashë këto që të mos moliset feja juaj. 2 Do t’ju përjashtojnë prej sinagogave. Edhe më! Po vjen koha, kur secili, që t’ju vrasë, të mendojë se i bën shërbesë Hyjit. 3 E do të veprojnë kështu, pse nuk e njohën as Atin as mua. 4 Jua tregova këto gjëra që, kur të vijë koha, t’ju bjerë ndër mend se jua pata thënë.”

 


 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

· Në këta kapituj të ungjillit sipas Gjonit ndjehet një atmosferë e veçantë që Jezusi dëshiron me qenë me ne, se e pëlqen me qenë me ne dhe se i intereson miqësia me ne. Lutja është para së gjithash thirrje e Hyjit që të qëndrojmë me të para çfarëdo veprimi. Ne lusim për arsye se Hyji është Hyj, se Hyji ekziston, dhe mbi të gjitha, sepse Hyji është dashuri. Lutja është kohë kur Hyjit i cili na do ia përkushtojmë kohën, brengat, gëzimet dhe pikëllimet tona.

 

Bashkëbisedimi 

Ç`ndodh në mua kur lutem? A jam i/e ngushëlluar, i/e shqetësuar, apo indiferent/e?

E paramendoj Jezusin se si është duke qëndruar apo është ulur pranë meje dhe ia paraqes të gjitha çfarë ndjej.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo frymëzim që të jetoj në ty nëpërmjet dashurisë – ndaj teje dhe gjitha krijesave tua. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash

e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

«