Kurrë mos e harrofsha çmimin e paguar për ekzistencën time

May 22 • Meditimi i ditës

22 maj 2020 – E premte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 (Leximet e ditës: Vap 18,9-18; Ps 47,2-7; Gjn 16,20-23a)

 

Prania e Hyjit

Jezusin mund ta kërkojmë në cilëndo kohë të ditës apo të natës.
Ai gjithmonë pret, duke përgjuar thirrjen tonë.
Çfarë bekimi i mrekullueshëm!
Nuk kam nevojë as për telefon as e-mail, vetëm një pëshpëritje.

 

Liria

 I kërkoj Hyjit të të gjitha mirësive
dhe Atit të të gjithë përdëllimeve,
ta dërgojë Shpirtin Shenjt.
Që të më lirojë t`i shoh të gjitha të mirat që më janë dhënë e që më rrethojnë.
Për të më çuar në liri Zoti dëshiron që unë të gëzohem.

 

Ndërgjegjësimi

 Më ndihmo, o Zot, që të bëhem edhe më i/e vetëdijshëm/e për praninë tënde.

Më mëso se si të të dalloj në të tjerët.

Ma mbush zemrën me falënderim për të gjitha ato momente

kur nëpërmes njerëzve të tjerë e ke treguar kujdesin tënd për mua.

 

Fjala

I jap vetes hapësirë dhe kohë që ta lexoj Fjalën e Zotit.

Ndalem në atë fjalë ose fjali që më prek, që më flet personalisht.

 

Gjn 16, 20-23

 

Në atë kohë Jezusi u tha nxënësve të vet:

20 Për të vërtetë, për të vërtetë po ju them:

ju do të qani e do të vajtoni

e bota do të gëzojë.

Ju do të trishtoheni,

por trishtimi juaj do të kthehet në gëzim.

21 Gruaja, kur i lind fëmija, është në trishtim,

sepse i erdhi ora e saj,

porse, pasi i lind fëmija,

nuk i bie më ndërmend vuajtja

prej gëzimit që lindi një njeri në botë.

22 Kështu edhe ju: tani jeni të trishtuar,

por unë prapë do të vij t’ju shoh

e zemra juaj do të galdojë

dhe askush s’do t’jua marrë gëzimin tuaj.

23 Atë ditë nuk do të më pyetni më për asgjë.

Përnjëmend, përnjëmend po ju them:

çdo gjë që t’i kërkoni Atit në emër tim,

do t’jua japë.

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Kur një grua lind, i përjeton dhembjet. Jezusi na kujton sot çmimin që e paguajnë nënat për fëmijët e vet. Kjo është një bazë pjellorepër lutje. Ka qenë një kohë kur edheunë kam qenë një embrion i pafuqishëmnë barkun e nënës sime, dhe jam ushqyer me ndihmën e placentës (kërthizës). Në këta muaj të vështirë nëna ime jo vetëm që më ka mbartur por edhe është kujdesur për mënyrën se si jeta dhe sjellja e sajndikojnë në shëndetin tim. Dhe pastaj, duke më sjellë në botë, është përballur me dhimbje akute që meshkujt vështirë mund ta imagjinojnë. Ajo ka vazhduar të më ushqejë dhe të qëndrojë në detyrë 24-orëshe duke vigjiluar mbi frymëmarrjen dhe mirëqenien time.
  • Kurrë mos e harrofsha çmimin që është paguar për ekzistencën time.
  • Maria, Nëna e Hyjit, përjetoi ngritjet dhe uljet e përvojës njerëzore. Në “po”-në e saj që ia shqiptoi engjëllit ajo u hapnë besim ndaj çdo gjëje që do të vinte. Përjetoigëzime e hidhërime, si çdonjëri, hap pas hapi, në udhëtimin e errët të besimit.
  • Në këtë muaj të Marisë mund të gjej ngushëllimdhe urtësi duke reflektuar mbi ngjashmëritë që ekzistojnë në mes përvojës së Marisë dhe përvojës sime.

 Lexoje, dëgjoje pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt, nëse duhet disa herë, dhe shih a ka ndonjë fjalë a ngjarje që të flet në mënyrë të veçantë. Lejoji shpirtit të qëndrojë aty dhe ta shijojë atë moment.

 

Bashkëbisedimi

O Zot i dashur, ji pranë meje gjithmonë.

Ma jep një zemër e cila gjithmonë do të të besojë.

Faleminderit që më do.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe të lutjes mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.
Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash e

përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

«