Si e do Jezusin?
29 maj 2020 – E premte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme
(Leximet e ditës: Vap 25, 13b-21; Ps 103; Gjn 21,15-19)
Prania e Hyjit
Duke filluar këtë tërheqje të shkurtër shpirtërore pusho një moment duke i lënë anash shpërqendrimet, brengat vetjake.
Merr frymë mirë, thellë dhe njihe se je në praninë e dashur të Zotit.
Liria
Ftoje Shpirtin Shenjt që të të ndihmojëtë shikosh ditën siç e shikon Jezusi. Çfarë gëzimi ke gjetursot? Ku e ke ndierdashurinë e Zotit? Çfarë ke bërë sot për të përgatitur rrugën që Hyji ta dërgojë Shpirtin e tij të Shenjtë?
Ndërgjegjësimi
Në praninë e Atij që
pranon, shëron dhe ripërtërin
mund të jem i/e sinqertë në lidhje me mënyrat sesi kam arritur
ta përjetoj dashurinë.
Si kaloi dita e fundit?
Si po e ndiej veten në lidhje me mënyrën se si jam përgjigjur,
sesi kam ndërvepruar, sesi e kam hapur zemrën?
I ndaj ndjenjat e mia me Zotin.
Fjala
Do t`i jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit pa u ngutur, disa herë,
dhe do të ndalem në atë fjalë apo ngjarje që më prek, më përshkon, më flet personalisht.
Gjn 21, 15-19
15 Pasi hëngrën mëngjesin, Jezusi e pyeti Simon‑Pjetrin:
“Simon Gjoni, a më do ti më shumë se këta?”
“Po, Zotëri ‑ iu përgjigj ‑ Ti e di se të dua!”
“Kulloti qengjat e mi! ‑ i tha Jezusi.
16 Prapë e pyeti të dytën herë:
“Simon Gjoni, a më do ti mua?”
“Po, Zotëri, ti e di se të dua!” ‑ iu përgjigj Pjetri.
“Kulloti delet e mia!” ‑ vijoi Jezusi.
17 I tha për të tretën herë:
“Simon Gjoni, a më do?”
Pjetri u trishtua pse e pyeti për të tretën herë:
‘A më do?’ dhe iu përgjigj:
“Zotëri, Ti di gjithçka! Ti e di se të dua!”
I tha Jezusi:
“Kulloti delet e mia!”
18 Përnjëmend, përnjëmend po të them:
kur ti ishe më i ri
e ngjeshje vetveten
dhe shkoje kah doje;
porse kur të plakesh,
do t’i hapësh duart
e një tjetër do të të ngjeshë
e do të të çojë, ku ti nuk dëshiron.”
19 I tha këto fjalë për t’i lajmëruar se me ç’vdekje do ta lavdëronte Hyjin. Pastaj i tha: “Më ndiq mua!”
Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:
· Ajo që këtu duket si një bisedë e shkurtër zakonisht ndodh gjatë një kohe më të gjatë.
· Vështroje jetën tënde: dalloji vendet ku të ka pyetur Jezusi: “A më do ti mua?” Mendo si i je përgjigjur, jo vetëm një herë, por disa herë. Shih, gjithashtu, se si ke vepruar në emër të Jezusit – si je ushqyer, kujdesur, udhëhequr.
Bashkëbisedimi
Fjalët nuk po më vijnë lehtë, o Zot.
Shiko në zemrën time dhe shih se sa shumë e dëshiroj paqen.
Më ruaj, o Zot. E di që gjithmonë je pranë meje.
Përmbyllja
Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma ke dhuruar gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit të Shenjtë.
Ati ynë…
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash e
përgjithmonë e jetës. Amen.
« Udhëzimet e Dioqezës Prizren-Prishtinë për pjesëmarrjen e besimtarëve në meshë dhe në jetën pastorale në kohën e COVID-19 Marije Tuci – “Virgjëra që i skuqi buzët e veta me gjakun e Qengjit” »