A ua dua të mirën të tjerëve?
17 qershor 2020 – E mërkurë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme
(Leximet e ditës: 2 Mbr 2, 1.6-14; Ps 31, 20-21.24; Mt 6, 1-6.16-18)
Prania e Hyjit
Duke filluar këtë tërheqje të shkurtër shpirtërore pusho një moment duke i lënë anash shpërqendrimet, brengat.
Merr frymë mirë, thellë dhe njihe se je në praninë e dashur të Zotit.
Liria
Hyji më do pa kushte,
dhe më tërheq kahgjithçka që është e mirë,
duke më sjellë në plotësinë e jetës.
I kërkoj Shpirtit Shenjtë që të ma hapë zemrën time,
në këtë mënyrë mund t`i përgjigjem lirshëm
lëvizjes së Shpirtit në jetën time.
Ndërgjegjësimi
O Zot, ma ke dhënë natën për të pushuar dhe për të fjetur.
Në momentet e mia kur jam zgjuar kurrë mos e harrofsha mirësinë tënde.
Më mëso që bekimin tënd ta ndaj me të tjerët.
Fjala
Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstin nga Ungjilli i sotëm disa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë nëdisa pjesë të tij.
Mt 6, 1-6.16-18
Në atë kohë Jezusi u tha nxënësve të vet:
1 “Ruajuni të mos i bëni veprat tuaja të mira në sy të njerëzve për t’u parë prej tyre! Përndryshe nuk do të keni farë shpërblimi te Ati juaj që është në qiell.
2 Prandaj, kur të ndash lëmoshë, mos i bjer borisë para vetes, siç bëjnë shtiracakët në sinagoga dhe në rrugë të madhe për t’u nderuar prej njerëzve. Për të vërtetë po ju them: u ndanë me atë shpërblim! 3 Ndërsa ti, kur të bësh lëmoshë, të mos dijë e majta çfarë bën e djathta, që lëmosha jote të jetë e fshehtë, 4 e Ati yt që sheh në fshehtësi, do ta shpërblejë.”
5 “Kur të luteni, mos bëni si shtiracakët, të cilëve u pëlqen të luten në këmbë në sinagoga dhe në sheshe të rrugëve, që t’i shohin njerëzit. Përnjëmend po ju them: u ndanë veç me atë shpërblim! 6 Ndërsa ti, kur të lutesh, hyr në dhomën tënde, mbylle pas vetes derën e lutju Atit tënd që është në fshehtësi; e Ati yt që sheh në fshehtësi, do të të shpërblejë.
16 “Edhe kur të agjëroni, mos u mërrolni porsi shtiracakët, të cilët marrin një hije të rëndë në fytyrë për t’u treguar njerëzve se agjërojnë: përnjëmend po ju them: u ndanë veç me atë shpërblim! 17 Ti, përkundrazi, kur të agjërosh, përeroje kokën tënde dhe laje fytyrën tënde, 18 që të mos e vënë re njerëzit se po agjëron, por Ati yt, që është në fshehtësi. Ati yt që sheh në fshehtësi, do të të shpërblejë.”
Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:
- Ruajtja e fshehtësisë dhe diskrecioni janë duke përjetuar kohë të vështira: dyshimi është i shprehur edhe te spiunimi i qeverive edhe të atyre që i shmangen mediave sociale. Mos të fshehësh asgjë si duket s`po mjaftuaka: nganjëherë duket se është e domosdoshme të publikohet çdo gjë.
- Jezusi e drejton vëmendjen te një tjetër aspekt jete: nevoja për të jetuar një jetë të qetë, reflektuese dhe të përgjegjshme. Ndalem e mendoj për një jetë modeste, pa pretendime, në të cilën Jezusi më fton. E kërkoj ndihmën e Zotit që ta braktisë çdo nevojë për të qenë pasanik, dhe e kërkoj ndihmën e Zotit që të tjerëve të mund t`ua mendoj më të mirën.
Bashkëbisedimi
Fjalët nuk po më vijnë lehtë, o Zot.
Shiko në zemrën time dhe shih se sa shumë e dëshiroj paqen.
Më ruaj, o Zot. E di që gjithmonë je pranë meje.
Përmbyllja
Po të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty. Ati ynë…
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.
« Roli i atit në zhvillimin psikik të fëmijës Kisha katolike e Drenicës e shndërruar në kishë ortodokse »