A di të kërkoj dhe ta pranoj ndihmën nga të tjerët?

Jun 19 • Meditimi i ditës

19 qershor 2020 – E premte, Zemra e Krishtit (e kremte), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Lp 7,6-11; Ps 103; 1 Gjn 4,7-16; Mt 11,25-30)

 

Prania e Hyjit


Ndalu një moment dhe paramendoje se si Hyji është duke të vështruar. Krishtit i gëzohet zemra për dëshirën tënde të madhe që këtë kohë po ia kushton lutjes.

 

Liria

O Zot, ma jep hirin që të jem i/e lirë nga ekseset dhe teprimi.

Mos lejo që të më robërojnë dëshira për posedim dhe pasuri.

Ma ruaj mendjen dhe zemrën të lira që të dua dhe të shërbej ty.

 

Ndërgjegjësimi

Vetëdijesohem se jam në praninë e Hyjit.

Do të gjej mburojën në zemrën e tij që dashuron.

Ai është fuqia ime në momentet e dobësisë,

ngushëllues në momentet e trishtimit.

 

Fjala

Kaloje këtë kohë duke e qendërzuar vetvetenpër të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutje, për të dëgjuar atë që gjallërohetnë zemrën tënde. Mbylli sytë një moment. Ndërsa rri ulurme sy mbyllur, përdori këto ose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, lutu.

 



Mt 11, 25-30

25 Në atë kohë Jezusi mori fjalën e tha:

“Po të bekoj, o Atë, Zotërues i qiellit e i dheut,

që i fshehe këto gjëra nga të dijshmit e nga të urtët,

e ua zbulove të vegjëlve.

26 Mirë, o Atë, pse të pëlqeu ty kështu!

27 Ati më dorëzoi mua gjithçka

dhe askush s’mund ta njohë Birin përveç Atit,

dhe askush s’mund ta njoh Atin, përveç Birit

e përveç atij kujt Biri do që t’ia zbulojë.

28 Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur prej barrës së rëndë e unë do t’ju çlodh. 29 Merrni mbi vete zgjedhën time e pranoni t’ju mësoj unë që jam zemërbutë e i përvuajtur. Kështu do të gjeni pushim për shpirtrat tuaj, 30 sepse, vërtet, zgjedha ime është e ëmbël e barra ime e lehtë.”

 


 

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi paragrafin e sotëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Nganjëherë mbartim barrë të rënda, sepse duam vetë t`i zgjidhim çështjet dhe problemet duke menduar se s`ka asnjë për të nandihmuar.
  • Lus që njerëzit të cilëtjanë të mbingarkuar të mund ta dëgjojnëzërin e Jezusit. Lus që edhe unë ta dëgjoj dhe të kem përvujtëri për të cilën kam nevojë që të lutem dhe ta pranoj ndihmën.

  

Bashkëbisedimi

E filloj bisedën me Jezusin mbi tekstin e Shkrimit Shenjt që pikërisht e lexova.

Çfarë më nxiti më së shumti të mendoj?

Zot, ti më njeh më mirë se unë e njoh veten time.
Shpirti yt e përshkon çdo moment të jetës sime.
Të faleminderit për hirin dhe dashurinë që e ndikon mbi mua.
Të faleminderit për ftesën tënde të vazhdueshme, të butë për të lejuar të hysh në jetën time.
Më fal për momentet kur e kam refuzuaratë ftesë, dhe e kam mbyllur veten para teje.
Më ndihmo që gjatë ditës të vij, ta njoh praninë tënde në jetën time, ta hapvetveten para teje, që të lejoj të veprosh në mua, për lavdinë tënde më të madhe. Amen.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Comments are closed.

« »