Sa jam i/e vetëdijshëm/e për paragjykimet e mia?

Jun 22 • Meditimi i ditës

22 qershor 2020 – E hënë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 2 Mbr 17, 5-8.13-15a.18; Ps 60, 3-5.12-13; Mt 7, 1-5)

 

Prania e Hyjit

Ndalem një moment
dhe mendoj për dashurinë dhe hirin që Zoti e ndikon mbi mua,

se si më krijon në shëmbëlltyrën dhe përngjasimin e vet, se si më bën tempull të tijin…

 

Liria

Hyji nuk është trup i huaj në jetën time.

Përkundrazi, Shpirti i tij i jep jetë dëshirave të mia më të thella,

duke më nxitur butësisht në atë çfarë është e mirë.

Lus për hirin shenjtërues, që t`i lejoj Shpirtit të më mbushë me plotësi.

 

Ndërgjegjësimi

Në çka jam duke e gjetur momentalisht në jetën time shpresën, guximin dhe zhvillimin?
Duke reflektuar disa muaj të mëparshëm,
a jam i/e aftë t`i vërej cilat janë ato aktivitete të mia që kanë dhënë fryt të mirë?
Nëse i kam vërejtur fusha të tilla,
do të vendosi që edhe në të ardhmen t`u siguroj hapësirë dhe kohë.

 

Fjala 

Lute Shpirtit Shenjt që të të ndriçojë dhe ta hapë mendjen dhe zemrën,

që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.

 


 

Mt 7, 1-5

Në atë kohë Jezusi u tha nxënësve të vet:

“Mos gjykoni, që të mos gjykoheni! 2 Sepse me çfarë gjykimi të gjykoni, me atë do të gjykoheni! E me atë masë që matni, me atë edhe juve do t’ju matet. 3 Pse e shikon lëmishten në sy të vëllait tënd, kurse nuk e sheh traun në syrin tënd? 4 Dhe, si mund t’i thuash vëllait tënd: ‘Prit të ta nxjerr lëmishten nga syri yt’, ndërsa ke traun në syrin tënd? 5 Shtiracak, nxirre më parë traun nga syri yt, e pastaj do të shohësh ta nxjerrësh lëmishten nga syri i vëllait tënd.

 


 

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:

 

  • “Kush jam unë për të gjykuar?”  – është një prej deklaratave më të famshme të Papa Françeskut. Ajo është e rëndësishme sepse prek një pikë shumë të ndjeshme të shoqërisë sonë pluraliste. Si mund të gjykojmë sjelljen e të tjerëve? Kjo nganjëherë mund të degjenerojë në qëndrimin pasiv të neglizhencës ndaj të tjerëve: unë nuk do të të gjykojë, sepse je përgjegjës për zgjedhjen tënde; mos prit se do të ndihmoj në ndonjë mënyrë, sepse për ty nuk jam fare përgjegjës.
  • Jezusi thotë krejt diçka tjetër: ji i kujdesshëm për të mos gjykuar të tjerët më rëndë se sa veten tënde, përpiqu të jesh i lirë nga paragjykimet, sepse ato mund të errësojnë gjykimin tënd.
  • “Nxirre më parë traun nga syri yt.” Lutem për dritën që të jem i/e vetëdijshëm/e për paragjykimet e mia dhe fuqinë për t`i eliminuar ato. Më së shumti lus për mëshirë dhe butësi ndaj vetvetes dhe ndaj atyre mendimin dhe sjelljen e të cilëve e kam vështirë t’i pranoj.

  

Bashkëbisedimi

Ku ndodhen ato fjalë kryesore që po mundohen të më tregojnë dashurinë e Hyjit?
Ku jam i/e thirrur për të falur, për të kuptuar, për të kërkuar falje, për t’u përmirësuar?
Ku kam qenë i/e lëvizur nga dashuria apo nga frika?
Ndaji ndjenjat e tua me Jezusin.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit të Shenjt. Ati ynë… 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. 
Amen.

Comments are closed.

« »