Zoti vepron gjithmonë për të mirën tonë

Jun 30 • Meditimi i ditës

30 qershor 2020 – E martë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 (Leximet e ditës: Zan 19,15-29; Ps 26,2-3.9-12; Mt 8,23-27)

 

Prania e Hyjit

Jezus i dashur, po vij sot tek ti, kam nevojë për afërsinë tënde.

Dëshiroj të të dua sikurse ti më do mua.

Kurrë mos më ndaftë asgjë prej teje.

 

Liria

Ftoje Shpirtin Shenjt që të të ndihmojë të shikosh ditën siç e shikon fëmija i porsalindur Jezusi. Çfarë gëzimi ke gjetur sot? Ku e ke ndier dashurinë e Zotit?

 

Ndërgjegjësimi

 Në praninë e Hyjit që më do
e vështroj gjithë atë që më ka ndodhur ditën e kaluar,
prej këtij momenti në mënyrë retrospektive, hap për hap.
E kujtoj të gjithë atë që ka qenë mirë dhe bukur, dhe për këtë falënderoj.
I vërej edhe hijet, gabimet dhe pyes se çfarë më flasin; lus për shërim, guxim, falje.

 

Fjala

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Dëgjoje tekstin
 e Ungjillit me mend e zemër
dhe lejoj
vëmendjes sate të pushojë nëdisa pjesë të tij.

 


 


Mt 8, 23-27

 

23 Si hyri në barkë, pas tij u nisën edhe nxënësit e tij. 24 Dhe ja, në det u çua një stuhi e madhe aq sa valët po e mbulonin barkën; e ai flinte.

25 Atëherë nxënësit iu afruan, e zgjuan dhe i thanë:

“Ndore tënde, o Zot, se u mbytëm!”

26 “Pse po frikësoheni, o fepakët?” ‑ u tha dhe atëherë u ngrit, u urdhëroi erërave dhe detit e u bë qetësi e madhe. 27 Njerëzit të habitur thoshin: “Kush është ky që po i nënshtrohen erërat dhe deti?”


 

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

 Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Imagjinoni se je në një barkë me Jezusin. Si po ndihesh? Çfarë mund t’i thoshte Jezusit? Flit me të për stuhitë në jetën tënde. Çfarë po të thotë Jezusi?
  • Dishepujt kishin frikë nga vdekja. Cili është qëndrimi im ndaj vdekjes sime? I lutem Zotit që të ma jape hirin që të përballem qetë me vdekjen, qoftë ajo afër apo në të ardhmen e largët.

  

Bashkëbisedimi


A thua Jezusis`i intereson se ç`po ndodhA është Zoti indiferent, nuk përkujdeset? Ndoshta do të mund ta identifikonim vetveten te çështja e ngritur nga ana e dishepujve. Kur e përjetojmë dhimbjen, vuajtjen apo ndonjë shqetësim, na duket e çuditshme që Hyji lejon që kjo të vazhdojë të ndodhëËshtë e vështirënë kohë të tilla ta pranojmë dëshirën e Jezusit përpaqe, kur jemi aq të preokupuar me atë që është para nesh.

Jezusi shikon gjithmonë përpara dhe të njëjtën gjë e kërkon edhe prej neshMomentin e tanishëm vendose në duart e Zotitduke besuar se Hyjido të veprojë në të gjitha gjëratpër të mirën tonë.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak minuta vetëm me ty. “Ndore tënde, o Zot, se u mbytëm!” Ndihemi të mbingarkuar nga valët ndërsa duket sikur Zoti është në gjumë, i pa interesuar ose i pavetëdijshëm për fatin tonë.

Do të lejoj që vështrimi im të ndalet në situatat aktuale të pashpresa ose mundësi të pashpresa në botë. Do të lejoj që kjo thirrje “Ndore tënde, o Zot, se u mbytëm!” të vijë nga thellësia e zemrës time.

“Pse po frikësoheni, o fepakët?”Edhe unë i lutem Jezusit si njeriu nga ungjilli, “Unë besoj, ndihmoje mosbesimin tim!” Është një lutje që nuk do të shkojë pa u dëgjuar, fjalët e së cilës jehojnë në zemrën time duke i nxjerrë dëshirat e mia më të thella.

Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »