Jezusi dëshiron të jetoj i lirë dhe në plotësi

Jul 2 • Meditimi i ditës

2 korrik 2020 – E enjte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme 

(Leximet e ditës: Am 7, 10-17; Ps 19, 8-11; Mt 9, 1-8)

  

Prania e Hyjit

O Zot i dashur, më ndihmo që të çelem krejtësisht ndaj teje
sepse tani po i lë anash të gjitha brengat e mia.
Mbushi mendimet e mia me paqe, me dashurinë tënde.

 

Liria

Hyji ma ka dhënë dhuratën e lirisë.
Madje edhe nëse jam fizikisht i robëruar, shpirti im është i lirë.
Më ndihmo që lirinë e dhënë prej teje, me hirin tënd, ta përdori mençurish.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Hyjit që më do
e vështroj gjithë atë që më ka ndodhur ditën e kaluar,
prej këtij momenti në mënyrë retrospektive, hap për hap.
I kujtoj të gjitha ato gjëra që kanë qenë të mira dhe të bukura, dhe për këtë falënderoj.
I vërej edhe hijet, gabimet dhe pyes se çfarë më flasin; lus për shërim, guxim, falje.

 

Fjala

Fjala e Zotit na vjen nëpërmjet Shkrimit të Shenjtë.

Shpirti Shenjt e ndriçoftë mendjen dhe zemrën time që t`i përgjigjem porosisë së ungjillit:

Që t`i dua të afërmit e mi si vetveten dhe që të kujdesem për vëllezërit dhe motrat në Krishtin.

 


 

Mt 9,1-8

1 Jezusi hipi në barkë, kaloi në anën tjetër dhe shkoi në qytetin e vet. 2 Dhe ja, ia sollën para një të paralizuar, të shtrirë në vig. Jezusi, kur e pa fenë e tyre, i tha të paralizuarit: “Guxim, biro! Të janë falur mëkatet!”

3 Dhe ja, disa prej skribëve menduan me vete:

“Ky po blasfemon!”

4 Jezusi, duke i ditur mendimet e tyre, tha:

“Pse mendoni keq në zemrat tuaja? 5 Çka është më lehtë të thuhet: ‘Të janë falur mëkatet’ apo të thuhet: ‘Ngrihu e ec!?’ 6 ‘Por që ta dini se Biri i njeriut ka pushtet të falë mëkatet mbi tokë ‑ i tha atëherë të paralizuarit ‑ Çohu në këmbë, merre vigun tënd dhe shko në shtëpinë tënde!”

7 I paralizuari u ngrit e shkoi në shtëpi të vet.

8 Kur pa turma, e kapi frika e i dha lavd Hyjit që u dha njerëzve pushtet kaq të madh.

 



Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:

 

  • “Guxim … ngrihu … shko në shtëpi.” Janë tri fjalë që japin zemër që bëjnë që pajtimi të na gëzojë, që takime me të të na gjallërojë dhe që të jemi të vetëdijshëm që gjithçka ekziston në tokë është vatra jonë sepse gjithçka i takon atij dhe ai jeton në ne.
  • Banorët e qytetit të Jezusit kanë qenë të shpejtë në gjykim dhe të zellshëm në mbrojtjen e principeve fetare. E kishin humbur nga shikimi përfytyrimin e gjerë që e kishte Jezusi: dëshironte ta ripërtërinte shëndetin dhe tërësinë e qenies.
  • Jezusi ka mall që edhe unë të jetoj lirshëm dhe në plotësi. Në këtë kohë urate do të lus që të jem i/e lirë prej gjithë asaj që më lidh dhe do t`ia sjell para Zotit mallin tim për plotësinë.
  • Duhet ta kenë ndierë farisenjtë veten pavolitshëm me të dëgjuar Jezusin sesi po fliste me zë atë çka ata e thoshin me zë të ulët dhe besonin në zemrat e tyre. Koha e kalimit me Jezusin e qet të vërtetën në dritë.
  • Është rast i shpeshtë që Jezusin e mahnitin ata që u ndihmojnë të varfërve dhe të sëmurëve. Edhe këtu sërish reagon në besimin e tyre. Duhet ta dijë që feja nuk është vetëm çështje e bindjes sime – ajo shprehet në praktikë, mënyrën sesi jetoj. Do të mendoj sesi jam duke e kaluar kohën, ku është duke u treguar feja ime.

 

Bashkëbisedimi

A jam duke i vërejtur reagimet e mia gjatë kohës kur lus në bazë të Shkrimit të Shenjtë?

A është ajo për mua sfidë, ngushëllim apo më shtynë të largohem?

Ndërsa e paramendoj Jezusin se është ulur apo qëndron pranë meje,

Me besim, si mikut tim më të mirë, i flas për ndjenjat e mia.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »