Komunikimi me Zotin m`i zbulon misteret e zemrës
15 korrik 2020 – E mërkurë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme
(Leximet e ditës: Dal 3,1-6.9-12; Ps 103,1-4.6-7; Mt 11,25-27)
Prania e Hyjit
Duke filluar këtë tërheqje të shkurtër shpirtërore pusho një moment duke i lënë anash shpërqendrimet, brengat.
Merr frymë mirë, thellë dhe njihe se je në praninë e dashur të Zotit.
Liria
Lus për hirin e fesë,
të besoj në gjithë atë çfarë do të mund të bëhesha dhe të bëja
vetëm po t`i dorëzohesha Hyjit, atij që krijon gjithçka nga dashuria,
që të vazhdojë të më krijojë, udhëheqë dhe formojë.
Ndërgjegjësimi
Kur e ndjej ngrohtësinë e diellit në fytyrë,
jam i/e vetëdijshëm/e për praninë tënde në këtë botë.
Fjala
Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstin nga Ungjilli i sotëm disa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë nëdisa pjesë të tij.
Mt 11, 25-27
25 Në atë kohë Jezusi mori fjalën e tha:
“Po të bekoj, o Atë, Zotërues i qiellit e i dheut,
që i fshehe këto gjëra nga të dijshmit e nga të urtët,
e ua zbulove të vegjëlve.
26 Mirë, o Atë, pse të pëlqeu ty kështu!
27 Ati më dorëzoi mua gjithçka
dhe askush s’mund ta njohë Birin përveç Atit,
dhe askush s’mund ta njoh Atin, përveç Birit
e përveç atij kujt Biri do që t’ia zbulojë.
Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:
- Sot ka shumë njerëz të zgjuar dhe të mirë-arsimuar. Por, ashtu si në kohën e Jezusit mençuria mund nganjëherë t`i shmangë ata.
- Unë kurrë s`do ta arrijë njohurinë apo pikëpamjen që Jezusi ta vlerësonte sipas përpjekjeve të mia. Ashtu si nëjetën e tij, zakoni i lutjes dhe komunikimit të rregullt me Hyjin që më do, do të m`i zbulojë misteret e zemrës së Hyjit.
Bashkëbisedimi
Nganjëherë e pyes vetëm çfarë do të të thosha, o Zot, për të takuar personalisht.
Ndoshta do të mund të thosha: “Faleminderit, o Zot”, që je gjithmonë pranë meje.
E di, sigurisht, se ka pasur momente kur më ke mbartur dhe je kujdesur për mua.
Kur me fuqinë tënde i kam mbijetuar momentet e errëta të jetës sime.
Përmbyllja
Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.
Ati ynë…
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.
« Mos u largo nga asnjë gjë që është për të mirën tënde! Egjra dhe gruri »