Letra e Imzot Dodë Gjergjit për jetën pastorale të Dioqezës në gjendjen aktuale të pandemisë Covid-19 në Kosovë

Jul 18 • Kisha në Kosovë

 

Prot. Nr. 147/2020                                                                                         Prishtina, 17/07/2020

 

Fort të dashur vëllezër meshtarë,

rregulltarë/e

dhe ju besimtarë!

 

Duke vlerësuar gjendjen e krijuar nga Covid-19, ku shumë njerëz janë infektuar e disa, mjerisht, janë ndarë nga jeta tokësore, duke iu bashkuar qetës së shumëve, që para fytyrës së Zotit presin mëshirën, por edhe fakti që në disa vende nuk u janë përmbajtur udhëzimeve të dhëna për mbrojtje nga Covid-19, kanë detyruar Institucionet e Shëndetësisë publike, IKSHPK dhe Qeverinë e vendit, që të marrin përsëri vendime ekstreme lidhur me jetën e qytetarëve.

Është e dhimbshme por duhet të ju ftoj, që të gjithë t’i përmbahemi vendimeve të propozuara nga IKSHPK-ja dhe të marra nga Qeveria.

Deri në ndonjë vendim tjetër, Mesha e Shenjtë le të vazhdojë të kremtohet sipas udhëzimeve të mëparshme, pa pjesëmarrjen masive të besimtarëve. Edhe ata bashkëpunëtorë që janë të domosdoshëm për mirëmbajtjen e kishave dhe celebrimin e meshëve, duhet ta respektojnë distancën fizike dhe udhëzimet e tjera të IKSHPK-së.

Sa i përket riteve tjera, në shpërndarjen e Sakramenteve dhe sakramentorëve, le të celebrohen vetëm me pjesëmarrjen e domosdoshme të atyre që parasheh riti.

Ta lusim Zotin tonë Jezu Krishtin për shëndetin e të prekurve dhe të qëndrojmë pranë familjeve të tyre me kujdes dhe dashuri.

Në Krishtin,                                                                                                                                                                                                 

+ Dodë Gjergji

Shpërndaje

Comments are closed.

« »