Duhet t`i lejoj Zotit ta përpunojë tokën e zemrës sime

Jul 24 • Meditimi i ditës

24 korrik 2020 – E premte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme 

(Leximet e ditës: Dal 20, 1-17; Ps 19,8-11; Mt 13,18-23)

 

Prania e Hyjit

“Gjithçka e ka vendin dhe kohën e vet”, thotë fjala e urtë.

O Zot, bëj që gjithmonë të dëshiroj ta kaloj kohën në praninë tënde.

Që ta dëgjoj thirrjen tënde.

 

Liria 

Po të dëshironte Hyji të më thoshte diçka, a do të mund ta dëgjoja?
Po të dëshironte të më jepte zemër dhe të më sfidonte, a do të mund këtë ta vëreja?
Lus për hirin e çlirimit nga brengosjet personale
dhe çiltërinë për atë çfarë Hyji dëshiron të më komunikojë.

 

Ndërgjegjësimi

Më ndihmo, o Zot, që të bëhem edhe më i/e vetëdijshëm/e për praninë tënde.

Më mëso se si të të identifikoj në të tjerët.

Ma mbush zemrën me falënderim për të gjitha ato momente

kur përmes njerëzve të tjerë e ke treguar kujdesin tënd për mua.

 

Fjala

Do t`i jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Zotit pa u ngutur, disa herë,

dhe do të ndalem në atë fjalë apo fjali që më prek, që më flet pikërisht mua.


 

Mt 13, 18-23

Në atë kohë Jezusi u tha nxënësve të vet:

18 “Tani dëgjoni ç’do të thotë shëmbëlltyra e mbjellësit: 19 Secilit që e dëgjon Fjalën e Mbretërisë e nuk e kupton, i vjen i Keqi dhe ia rrëmben atë që i qe mbjellë në zemër. Ky është ai që u mboll ‘pranë udhës’. 20 E i mbjelli ‘në zallinë’, është ai që e dëgjon Fjalën dhe me gëzim e pranon, 21 porse, për arsye se s’ka rrënjë në vetvete ‑ pse është i paqëndrueshëm, posa të vijë ndonjë ngushticë ose salvim për shkak të Fjalës, përnjëherë e bjerr besimin. 22 E i mbjelli ‘në ferra’, është ai që e dëgjon Fjalën, por kujdesi i tepruar i kësaj bote dhe gënjimi i pasurisë, ia marrin frymën Fjalës e ajo mbetet pa fryt. 23 E i mbjelli në ‘tokë të mirë’, është ai që e dëgjon Fjalën, e kupton dhe bie fryt: njëri njëqindfish, tjetri gjashtëdhjetëfish e tjetri tridhjetëfish.”

 


 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:

 

  • Fjala e Zotit përmes “Momentit të Shenjtë” përditë mbillet në zemrën time. Si do ta përshkruaja zemrën time? A është ajo një pjesë e ngurtë, shkëmbore a me gjemba? Do t’i lutem Zotit që ta përpunojëtokën e zemrës sime për ta bërë atë të freskët dhe pjellore.
  • Nëse dikush do të mësfidonte në gjykatë për të shpjeguar besimin tim, çka do të thosha? A do të flisjapër atë që unë di për Zotin, apo do të përpiqesha të jetoja sipas urdhrit të dashurisë? A kam provatë mjaftueshme për të mbështetur deklaratat e mia?

  

Bashkëbisedimi

Shëmbëlltyra e mbjellësit shpjegon se si njerëzit e pranojnë fjalën e Zotit. Jezusi është i vetëdijshëm se ka nivele të ndryshme të pranimit të Fjalës – pranimi dhe dhënia fryt ose mospranimi kur efektet e Fjalës janë të dobëta.

Fjala e Zotit më është dhënë si dhuratë. Do të lutem ta lejoj mirësinë e saj të zërë rrënjë në jetën time për të sjellë fryte të bollshme që më çojnë në rrugën e së vërtetës dhe dashurisë.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit të Shenjtë.

Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »