Fjala e Zotit, e gjallë dhe vepruese 

Jul 29 • Meditimi i ditës

29 korrik 2020 – E mërkurë, Shën Marta (përkujtim), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme 

(Leximet e ditës: Dal 34,29-35; Ps 99,5-7.9; Mt 13,44-46) 

 

Prania e Hyjit 

Ndërsa je duke u përgatitur për këtë tërheqje të shkurtë shpirtërore, pusho një moment. 

Merr disa herë frymë thellë dhe lejoji vetes të rritesh në heshtje. 

Ji i/e vetëdijshëm/e për praninë dashuruese të Zotit në ty. 

 

Liria 

Shumë vetë në këtë moment janë duke pësuar tmerret e luftës.
E përuli kokën në shenjë falënderimi për lirinë që e kam
dhe lus për të gjithë të burgosurit dhe të robëruarit. 

 

Ndërgjegjësimi 

Në këtë moment, o Zot, po i drejtoj mendimet e mia kah Ti. 

Po i lë mënjanë punët dhe preokupimet e mia. 

Po pushoj dhe rifreskohem nëpraninë tënde, o Zot. 

 

Fjala 

Lute Shpirtin Shenjt që të të ndriçojë dhe të ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij. 

 

Lk 10, 38-42 

38 Tashti, gjatë udhëtimit, /Jezusi/ hyri në një fshat dhe një grua, me emrin Martë, e priti në shtëpi. 39 Ajo kishte një motër që quhej Mari. Kjo iu ul Zotërisë te këmbët dhe dëgjonte fjalën e tij. 40 Marta, e zënë krejtësisht me punët e shërbimit të pritjes, iu afrua e i tha: 

“Zotëri, a nuk po të duket rëndë që motra ime më la krejt vetëm të shërbej? Thuaji, pra, të më ndihmojë!” 

41 “Martë, Martë ‑ iu përgjigj Zotëria ‑ ti po brengosesh dhe po shqetësohesh për shumë gjëra, e pra, 42 e nevojshme është vetëm një. Vërtet, Maria zgjodhi pjesën më të mirën që nuk do t’i merret.” 

 

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri? 

Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit të Shenjtë: 

 

  • Ja ku jam, ulur te këmbët e Jezusit, i/e gatshëm/e ta pranoj fjalën e tij në zemrën time. Thirrja e Martës është e fuqishme dhe e njohur – ka kaq shumë gjëra praktike për t`u bërë, shumë mënyra të tjera ku mund ta kaloj kohën. 
  • qendër të vëmendjes sime do ta vë jo atë që Jezusi kërkon nga unë që ta bëj, por do të mendoj se çka dëshiron nga unë që të bëhem: një zemër që dashuron, e krijuar sipas imazhit/shëmbëlltyrës së Hyjit. 

 

Bashkëbisedimi 

Martai shte një person interesant: e zellshme dhe e ndershme, por disi sikur i mungonte ndjenja për “momentin e duhur”. Sikur ishte e orientuar më shumë kah gjërat materiale. Jezusi është i durueshëm dhe shikimin e saj dëshironta përqendrojë më shumë në drejtimtë qiellit që të kuptojë se Krijuesi dhe Shëlbuesi i saj është këtu, pranë saj, i pranishëm në jetën e saj. 

Për çka kam nevojë që ta kuptoj dhe ta pranoj që Zotiështë i pranishëm në jetën time? 

 

Përmbyllja 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtij meditimi mbi tekstin e Shkrimit të Shenjtë. Çka është për mua më e rëndësishmja në jetë? Të shkapërderdhesh anë e kënd dhe të jesh nervoz dhe i zemëruar ndaj gjithçkaje dhe gjithkujt apo të dish të gjesh kohë për Hyjin? Nëse gjej kohë për Hyjin, do të gjej edhe për veten. Do të rritem dhe përparoj në afërsinë e Hyjit, dhe po ashtu të rritem dhe të përparoj në humanitetin dhe raportin tim me të tjerët. 

Ati ynë… 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen. 

Shpërndaje

Comments are closed.

«