Imzot Dodë Gjergji i dërgon letërurim kryemyftiut Tërnava për Kurban Bajram
Prot. Nr.169/2020 Prishtinë, 29 korrik 2020
Bashkësisë Islame në Kosovë
Shumë të nderuarit Kryemyfti
Zotni NaimTërnava
Rr. Bajram Kelmendi nr. 84
10000 Prishtinë
Fort i nderuar Kryemyfti,
edhe kësaj here rrethanat e jashtëzakonshme me Covid-19, imponojnë Juve dhe besimtarëve të bashkësisë tuaj fetare, të festoni festën e Kurban Bajramit pa pasur mundësi të faleni nëpër xhamit.
Në këto rrethana tejet të vështira uroj që festimi i festë së Kurban Bajramit, me të cilën ju kujtoni Sakrificën e Abrahamit, i lutemi Hyji të gjithëpushtetshëm, Krijuesit tonë të përbashkët, që populli ynë dhe gjithë njerëzimi ta përballojë sa më lehtë këtë sëmundje të tmerrshme, që përditë e më shumë po shuan jetët e njerëzve dhe po shkakton vështirësi të mëdha shëndetësore.
Duke Ju uruar shëndet, mirësi dhe paqe Juve, familjes tuaj dhe gjithëve besimtarëve të besimit islam, po shfrytëzoj rastin t’Ju shpreh urimet e mia fillimin e punimeve në ndërtimin e xhamisë re.
Zoti na bekoftë të gjithëve,
+ Dodë GJERGJI
Ipeshkëv i Dioqezës Prizren-Prishtinë
« Bota e të rinjve: Raporti mes vëllezërve dhe motrave A ke prova (të reja) të pranisë së Zotit në jetën tënde? »