A ke prova (të reja) të pranisë së Zotit në jetën tënde?

Jul 30 • Meditimi i ditës

30 korrik 2020 – E enjte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme 

(Leximet e ditës: Jer 18, 1-6; Ps 146, 1b-6b; Mt 13, 47-53) 

 

Prania e Hyjit 

Ndalem e mendoj një moment për praninë e fshehur të Hyjit në sende: në elemente duke u dhënë që ato të ekzistojnë;
në bimë duke ua dhuruar jetën; në kafshë duke u dhënë që të ndjejnë;
dhe më në fund në mua, sepse m`i jep të gjitha këto edhe më shumë,
më bën tempull, vendbanim të Shpirtit të Shenjtë. 

 

Liria 

Hyji sillej me mua ashtu siç bën një mësues shkolle me një fëmijë: 

më mësonte. (Shën Injaci)
Do ta kujtoj se ekzistojnë edhe shumë gjëra që Hyji duhet të m`i mësojë,
dhe do të lus për hirin që t`i vërej
dhe t`i lejoj që nëpërmjet tyre të më ndryshojë.

 

Ndërgjegjësimi 

O Zot, ma ke dhënë natën për pushim dhe fjetje. 

Në momentet e mia kur jam zgjuar kurrë mos e harrofsha mirësinë tënde. 

Më mëso që bekimin tënd ta ndaj me të tjerët. 

 

Fjala 

Kaloje këtë kohë duke e qendërzuar vetveten për të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutje, për të dëgjuar atë që gjallërohet në zemrën tënde. Mbylli sytë një moment. Ndërsa rri ulur me sy mbyllur, përdori këto ose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, lutu. 

 

Mt 13, 47-53

47 Përsëri Mbretëria e qiellit i ngjan rrjetës që hidhet në det dhe mbledh çdo lloj peshku. 48 Kur mbushet, peshkatarët e qesin në breg, ulen dhe i mbledhin peshqit e mirë në enë e të këqijtë i tresin. 49 Kështu do të ndodhë edhe në mbarimin e botës: do të dalin engjëjt e do t’i ndajnë të këqijtë prej të drejtëve 50 dhe do t’i hedhin në furrë të ndezur, ku do të jetë vaj dhe kërcëllim dhëmbësh.”  

51 “A i kuptuat të gjitha këto? 

“Po! ‑ iu përgjigjën ata. 

52 E ai u tha: 

“Kështu pra, çdo skrib, që e përvetësoi mësimin e Mbretërisë së qiellit i përngjan të zotit të shtëpisë, që nxjerr nga thesari i vet gjëra të reja e të vjetra.” 

53 Kur Jezusi i kreu së treguari këto shëmbëlltyra, shkoi prej andej. 

 

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri? 

Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit të Shenjtë: 

 

  • Një grumbullues mbledh mbeturina dhe e mban atë që nuk është më në përdorim; një zot shtëpie i mençur, nga ana tjetër, ruan atë që do të mund të kishte vlerë. 
  • Kur lutja jote i thërret gjërat të dalin prej vetëdijes sate, mendo sesi je duke e “mihur” atë histori – si je duke iu kthyer asaj: a po e sheh atë siç e ke shikuar përpara apo je duke zbuluar prova të reja të pranisë së Hyjit i cili kujdeset? 

 

Bashkëbisedimi 

Jezus, ti na thërret që të shkojmë pas teje dhe ta kompletojmë veprën tënde mbi tokë. Më ndihmotë shkoj përtej zonëstime të rehatisë dhe të jap fryt në shërbimin tënd. 

 

Përmbyllja 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit të Shenjtë. 

Ati ynë… 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen. 

Shpërndaje

Comments are closed.

«