Aktorja britanike Naomi Scott: Feja ime në Krishtin më definon!

Aug 8 • Opinion

Aktorja dhe muzikantja britanike Naomi Scott, në një intervistë të fundit në CBN ka shpjeguar rolin themelor të fesë dhe rëndësinë që ka Jezu Krishti në jetën e saj.

Ajo, që është një bashkëpunëtore aktive e asociacionit të krishterë no-profit Compassion International UK, ka deklaruar se në botën e yjeve të filmit  nuk është e lehtë të menaxhosh jetën ndërmjet kërkesave të tepruara dhe fesë, porse kurrë nuk do të dorëzohet në këtë drejtim.

Nuk e di si do t’ia dilja pa fenë time – ka deklaruar – sepse ajo për mua është paqe. Pa marrë parasysh suksesit, e di se jam e dashur dhe e vlerësuar nga dikush më i madh: nga Zoti!” “Kjo – ka vazhduar Noami – është diçka që më mban tepër të sigurt dhe të rrënjosur, të koncentruar. Feja ime kurrë nuk do të jetë diçka e ndarë nga jeta ima: është një vlerë e shtuar, një meritë që do të duhej të jetë e njohur universalisht.”.

Për më tepër, Naomi Scott ka thënë se feja e saj e ka ndihmuar përherë të marr vendime të drejta: “Nuk ka rëndësi çfarë ndodh, nuk ka rëndësi çfarë do të jetë e ardhmja. E vetmja gjë që nuk do të ndryshojë është feja ime në Zotin, në Krishtin. Kjo më definon”.

Aktorja e mbështet rëndësinë e maternitetit, amësisë në jetën e gruas. Kohët e fundit ajo ka qenë në Ruanda për të ndihmuar gratë shtatzëna dhe për t’i mbështetur nënat e reja në rritjen e fëmijëve të tyre. Ajo, po ashtu, ka adoptuar një fëmijë nga Etiopia./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

«