Diakoni Don Samuel Ramaj nesër do të shugurohet meshtar

Aug 8 • Kisha në Kosovë

Nesër, e diele, 9 gusht 2020, diakoni Samuel Ramaj, nga Famullia e Shën Jozefit në Stubëll, do të shugurohet meshtar dhe do ta kremtojë meshën e parë në Kishën famullitare të Shën Jozefit në Stubëll të Epërme.

Mesha e shugurimit do të kremtohet në ora 11:00, të cilën do ta udhëheq Imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv ynë, në bashkëmeshim me meshtarë të dioqezës sonë.

Samueli është fëmija i tetë i Qeshk dhe Difa Ramaj, i lindur më 03.01.1994 në Stubëll të Epërme, komuna e Vitisë. Vjen prej një familje të madhe prej 9 fëmijësh, 5 djem e 4 vajza. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa gjimnazin klasik në Prizren. Studimet filozofike-teologjike i kreu në Seminarin Ndërdioqezan “Nëna e Këshillit të mirë” në Shkodër, kurse vitin e fundit si diakon në Napoli të Italisë.

Don Samueli ka përfunduar ciklin filozofik me temën; “Itinerarium mentis in Deum” (Udha e mendjes kah Hyji), ndërsa temën e diplomimit në Napoli të Italisë: “Il Popolo Messianico nella prospettiva di Joseph Ratzinger” (Populli Mesianik në perspektiven e Josef Ratzinger”).

Ju ftojmë të gjithëve që shugurimin e Don Samuelit ta përcillni me lutje./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

«