Dhjetë reflektime të shkurtra të Papa Benediktit XVI mbi Rruzaren

Aug 10 • Këndvështrime

Pse ta lusim Rruzaren? A nuk është një lutje që përsëritet shpesh? Të dëgjojmë çfarë na thoshte mbi këtë lutje të bukur Papa Emeritus, kur ishte ende në detyrë.

Janë të shumtë ata burra dhe ato gra që i lusin misteret e Rruzares. Kudo përhapet dhe transmetohet lutja e bukur në të cilën Maria shoqëron dhe ngushëllon popullin e saj. Ja disa thënie që Benedikti XVI i ka thënë në lidhje me këtë:

  1. […] Rruzarja e Shenjtë nuk është një praktikë devotshmërie e lidhur me të kaluarën, si lutje e kohërave tjera dhe të cilën e kujtojmë me nostalgji. Rruzarja shënon pothuajse një pranverë të re.
  2. […] është patjetër një ndër shenjat më të spikatura të dashurisë, që gjeneratat e reja ushqejnë për Jezusin dhe për Nënën e tij Marinë.
  3. Në botën aktuale kështu të shpërndarë, kjo lutje ndihmon që ta vendosim Krishtin në qendër, sikurse bënte Virgjëra, që meditonte në brendi gjithçka që thuhej për Birin e saj dhe pastaj gjithçka që Ai bënte dhe thoshte.
  4. Kur lusim Rruzaren përjetohen momente të rëndësishme dhe domethënëse të historisë së shëlbimit; ripërshkruhen faza të ndryshme të misionit të Krishtit.
  5. Me Marinë, zemra orientohet kah misteri i Jezusit. Vendoset Krishti në qendër të jetës sonë, të kohës sonë, të qyteteve tona, nëpërmjet kundrimit dhe meditimit të mistereve të tij të shenjta të gëzimit, të dritës, të mundimeve dhe të lavdisë.
  6. Le të na ndihmojë Maria të pranojmë në ne hirin që buron nga këto mistere, kështu që, përmes nesh të mund “të ujitet” shoqëria, duke u nisur nga marrëdhëniet e përditshme dhe duke e pastruar nga shumë forca negative për ta hapur ndaj risisë së Zotit.
  7. Rruzarja, kur lutet në mënyrë të njëmnedtë, jo mekanike dhe sipërfaqësore, por thellësisht, ajo sjell paqe dhe pajtim. Përmban në vetvete fuqinë shëruese në Emrin e Tejetshenjtë të Jezusit, të thirrur me fe dhe me dashuri në qendër të çdo Të falemi Mari.
  8. Rruzarja, kur nuk është përsëritje mekanike e formulave tradicionale, është një meditim biblik që na bën të përshkojmë ngjarjet e jetës së Zotërisë në shoqëri të Lume Mari, duke i ruajtur ato, si Ajo, në zemrën tonë.
  9. […] mos të pushojë ky zakon i mirë; përkundrazi, le të vazhdojë me më shumë angazhim, në mënyrë që me shkollën e Marisë, drita e fesë të shndrisë gjithnjë e më shumë në zemrën e të krishterëve dhe në shtëpitë e tyre.
  10. Ju besoj njetet më urgjente të ministerit tim, nevojat e Kishës, problemet e mëdha të njerëzimit: paqen në botë, bashkimin e të krishterëve, dialogun mes të gjithave kulturave./info

Përktheu: Don Marjan Topalli

Shpërndaje

Comments are closed.

«