Lutja e përditshme e Padre Pio-s drejtuar Engjëllit Rojtar
Frati kapuçin e shihte rregullisht engjëllin e tij rojtar dhe fliste shpesh me të
Nga Philip Kosloski
Në mes shumë mrekullive që fliten për Shën Piu-n nga Pietrelcina është edhe aftësia e tij të fliste jo vetëm me engjëllin e tij rojtar, por edhe me engjëj të tjerë rojtar.
Një ditë Atë Alessio shkon për të biseduar me Padre Piu-n, por ky i thoshte: “A nuk e sheh se jam shumë i zënë”? Atë Alessio mbeti i hutuar, sepse Padre Piu ishte thjesht i ulur në karrige. Pastaj Padre Piu vazhdoi: “A nuk i shikove të gjithë ata engjëj që ishin këtu përreth? Ishin engjëj rojtar të bijve të mi shpirtëror që erdhën për të më sjellë mesazhet e tyre”.
Ne, edhe pse nuk e shohim engjëllin tonë rojtar sikurse i ndodhte shenjtit, duhet të kërkojmë të krijojmë gjithmonë një raport me engjëllin që na ruan çdo ditë shpirtin tonë prej mëkatit. Ja edhe lutja personale e Padre Piu-t që çdo ditë ia drejtonte engjëllit tij rojtar:
O Engjëlli i Zotit, rojtari im,
pasi Zotynë, për mirësi të vet
më ka lënë në besimin tënd.
Ti më shndrit, më mbrojë dhe më drejto.
Tani e përgjithmonë. Amen.
Burimi: it.aleteia.org
Përktheu nga italishtja: Don Marjan Topalli
« Ta qortosh po, por jo ta gjykosh të afërmin! Jetojmë duke falur dhe duke kërkuar falje »