Lidhje zemrash të (pa)ndara

Aug 14 • Meditimi i ditës

14 gusht 2020 – E premte, Shën Maksimilian M. Kolbe, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Ez 16, 1-15.60.63; Ps: Is 12, 2-3.4bcd.5-6; Mt 19, 3-12)

 

Prania e Hyjit

Jezusi pret për të hyrë në zemrën time, në heshtje dhe pa rënë në sy.

Ai vjen me dashuri dhe pushtet të pamasë.

Të më përshkojë gëzimi që jam në afërsinë e tij.

 

Liria

Zot, bëj që kurrë mos ta marrë dhuratën e lirisë
si diçka të mirëqenë.

Ti ma ke dhënë bekimin e madh të lirisë së shpirtit.

Mbushe shpirtin tim me paqen Tënde dhe
gëzimin Tënd.

 

Ndërgjegjësimi

Si jam duke e ndier veten përnjëmend? I/e pa brengosur? I/e trishtuar?

Ndoshta jam i/e qetë, i/e lumtur se ekzistoj.

Por ndoshta i/e frustruar, i/e brengosur ose i/e zemëruar.

E pranoj atë çka ndiej përnjëmend.

Sepse Hyji më do pikërisht të tillë siç jam përnjëmend.

 

Fjala

Hyji i flet secilit prej nesh personalisht.

Duhet të dëgjoj në mënyrë që të dëgjoj çfarë dëshiron të më thotë.

E dëgjoj tekstin e Shkrimit të Shenjtë dhe lejoj të gjejë jehonë në zemrën time.

 

Mt 19, 3-12

3 Atëherë iu paraqitën disa farisenj dhe, me qëllim që ta sprovonin, e pyetën: “A është e lejueshme ta lëshojë burri gruan për ndonjë arsye.” 4 Jezusi iu përgjigj:

“A nuk keni lexuar: Krijuesi, kur i krijoi në fillim i krijoi mashkull e femër 5 e tha: ‘Për këtë arsye njeriu do ta lërë babain e nënën e vet e do të jetojë me gruan e vet e të dy do të jenë vetëm një trup?’ 6 Kështu ata nuk janë më dy, por një trup i vetëm. Prandaj: çka Hyji bashkoi, njeriu të mos e ndajë!”

Por ata vijuan:

“E përse atëherë Moisiu urdhëroi: ‘të jepet letërndarja e të lëshohet?’

8 Ai u përgjigj:

“Moisiu ju lejoi t’i ndani gratë tuaja për shkak të karakterit tuaj të pagdhendur. Por në fillim nuk ka qenë ashtu. 9 Kurse unë po ju them: Kush e lëshon gruan e vet ‑ përveç në rast të fëlligështisë ‑ e martohet me një tjetër grua, bën kurorëthyerje; po edhe ai që martohet me gruan e ndarë, bën kurorëthyerje.”

10 Nxënësit i thanë:

“Nëse qenka e tillë gjendja e burrit ndaj gruas, atëherë është më mirë të mos martohet njeriu!”

11 Ai u përgjigj:

“S’e kuptojnë të gjithë këtë fjalë, por vetëm ata që e morën dhuratë këtë kuptim. 12 Sepse, ka njerëz që janë që nga barku i nënës të paaftë për martesë, ka edhe nga ata që njerëzit i bënë të paaftë për martesë dhe ka nga ata që i bien mohit martesës për dashuri të Mbretërisë së qiellit.

Kush mund ta kuptojë, le ta kuptojë!”

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:

 

  • Jezusi i vendos standardet shumë lartAi na fton që të kemi pjesë  aspiratat dhe të kuptuarit e tijPa marrë para sysh a jetojmë të vetëm apo të martuarjemi të thirrur për të jetuar jetën me tërësinë e zemrës – me zemër të pandarë.
  • Me mirënjohje lus për të gjithë njerëzit që i njoh, të cilët janë në gjendje t`i jetojnë dëshirat dhe ëndrrat e tyre.
  • Gjatë kohës që e dëgjoj edhe një herë pjesën e ungjillit, lutem me dhembshuri për të gjithë ata që janë të zhgënjyer me ndryshimin e rrethanave të jetës së tyre.

 

Bashkëbisedimi

Jezusi na thërret në diçka më të madhe dhe kërkon prej nesh që ta ndjekim në përpjekjet dhe kuptimin e tij. Të jesh i/e martuar apo te jetosh vetëm jemi te thirrur që të jetojmë plotësinë e jetës në sinqeritetin e plotë ndaj tij.

Me falënderim lutem për të gjithë njerëzit që i njoh, që kanë mundur t’i jetojnë dëshirat dhe ëndrrat e tyre, por lutem me dhembshuri për të gjithë ata që janë të zhgënjyer me rrethanat e jetës.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtij meditimi mbi tekstin e Shkrimit të Shenjtë.

Rabbi, Jezusi Mësues e njeh Shkrimin e Tij! Ai rivendos standardet e Zotit përkundër ngurtësisë së zemrës njerëzore. Por disa raste kërkojnë njohuri të kujdesshme baritore sepse siç tha Papa Benedikti XVI “nuk ka receta të lehta”.

Papa Françesku thotë: “Mënyra e Kishës që nga Koncili i Jerusalemit ka qenë gjithmonë rruga e Jezusit, mënyra e mëshirës dhe shërimit … Mënyra e Kishës nuk është të dënosh ndokënd përgjithmonë, por të derdhësh vajosjen e mëshirës së Zotit mbi ata që e kërkojnë atë me zemër të sinqertë”. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

«