Ç’ka kam unë me ty, Jesus?

Sep 1 • Meditimi i ditës

1 shtator 2020 – E martë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 1 Kor 2, 10b-16; Ps 145, 8-14; Lk 4, 31-37)

 

Prania e Hyjit

Të gjithë kemi nevojë që të pushojmë pak prej ngjarjeve të përditshme.

Dhe e dimë që trupi ynë ka nevojë për pushim.

Kur të afrohemi ty, o Zot, zemra dhe mendja jonë gjejnë freskim,

shpirti ynë sërish lartësohet.

 

Liria

S`ka situatë prej së cilës nuk do të mund të dilja më i pasur me dashuri dhe jetë.

Mirëpo, dëshirat e mia janë shpesh herë të fiksuara, të robëruara në iluzione se të gjitha duhet qenë të plotësuara.

E lus Hyjin që nëpërmjet lirisë time

t`i bëjë dëshirat e mia këngë melodie gjallëruese të një dashurie plot harmoni.

 

Ndërgjegjësimi

E pyes veten, ç`po ndjej sot në vete?
A jam ndoshta i lodhur, kam stres apo jam jashtë forme?
Nëse diçka prej kësaj ekziston në mua,
a mund të provoj t`i hedh tej këto brenga që më shqetësojnë?

 

Fjala

Lute Shpirtin Shenjt që të të ndriçojë dhe të ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.

 

Lk 4, 31-37

 

31 Atëherë zbriti në Kafarnaum, qytet i Galilesë dhe mësonte ditën e shtunë.32 Njerëzit i magjepste mësimi i tij, sepse fjalën e kishte plot autoritet.

33 Në sinagogë ndodhej një njeri që në trup kishte shpirtin e djallit të ndytë. Ai bërtiti me zë të lartë:

34 “Hej, ç’ke me ne, Jezus Nazareni? A erdhe të na farosësh? Unë e di kush je: Shenjti i Hyjit!”

35 “Praj dhe dil prej tij! ‑ i urdhëroi Jezusi.

Djalli e rrëzoi para tyre e doli prej tij pa e lënduar fare. 36 Të gjithë i kapi frika dhe i thoshin njëri‑tjetrit:

“Çfarë fjale! Ky po u urdhëron me pushtet e fuqi shpirtrave të ndytë e ata po dalin!”

37 Dhe u përhap zëri për të nëpër të gjitha vendet e krahinës.

 

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Mund ta paramendoj që edhe unë jam në sinagogë. Shikoj, dëgjoj dhe gjithçka perceptoj. Cilat ndjenja më vijnë në atë rast? Çuditja, smira, lakmia, padurimi? A e ndjej veten të tërhequr pas tyre?
  • Këto ndjenja janë të rëndësishme. Çfarë më thonë ato për përfytyrimin tim të Jezusit dhe vetë mua? Mund të bisedoj për këtë bashkë me Jezusin krejt hapur.
  • Ç` kam unë me ty, Jezu Nazareni?

 

Bashkëbisedimi

Komunikimi nënkupton bisedimin dhe dëgjimin.

Kur bisedoj me Jezusin, duhet të jem i gatshëm edhe të dëgjoj gjithçka ai dëshiron të më thotë.

Do ta paramendoj butësinë dhe mirësinë në sytë e Jezusit dhe buzëqeshjen plot dashuri gjatë kohës kur më vështron.

Jezus, kam ardhur tek Ti  që të ndiej prekjen tënde. Bëj që sytë e tu të  çlodhen pak në sytë e mi, që gjatë kohës merrem me punët e përditshme mos ta harroj sigurinë e  miqësisë sate. Mbushe mendjen time me paqen tënde që të përqendrohet kur kalon nëpër shkretëtirën e zhurmës, që dielli i  Yt i  bekuar t`i ngrohë dhe t`u jep kuptim të gjitha mendimeve të mia. Dhe më jep forcë për ata që kanë nevojë për mua.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak minuta vetëm me ty.

Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

«