Letra e Imzot Dodë Gjergjit për festën e Shën Nënë Terezës 2020 në kohën e pandemisë Covid-19

Sep 2 • Kisha në Kosovë

 

Prot. Nr. 200/2020                                                                                           Prishtina, 02.09.2020

 

 

Fort të dashur vëllezër meshtarë,

rregulltarë/e dhe gjithë ju besimtarë/e!

 

Me 5 shtator 2020, Kisha jonë do të kremtojë festën e Shën Nënë Terezës, pajtores së Konkatedrales dhe përvjetorin e tretë të shugurimit të saj.

Mjerisht, duke qenë që vendimet e institucioneve shëndetësore dhe shtetërore për mospjesëmarrjen e besimtarëve në ritet fetare janë akoma në fuqi, jemi të detyruar të kremtojmë edhe këtë fesë në rrethana të jashtëzakonshme.

Megjithatë, nuk do të duhej të na mungojë pjesëmarrja në lutje dhe në shtegtim, në mënyrë që t’ia besojmë ndërmjetësisë së Shën Nënë Terezës familjet dhe gjitha nevojat tona. Këndej, i ftoj besimtarët dhe gjithë njerëzit vullnetmirë, që gjatë treditëshit të shenjtë para festës, të shtegtojnë në Shenjtëroren që ia kemi kashtuar asaj, individualisht ose me familje. Kështu që gjatë këtyre tri ditëve, secili prej nesh do të ketë mundësi të lutet para Reliktit të Gjakut të Nënë Terezës, këtë dhuratë të çmueshme që e kemi në Shenjtëroren tonë.

Gjatë këtyre ditëve, Konkatedrala do të jetë e hapur nga ora 08:00 deri në orën 20:00, e të gjithë shtegtarët në çdo kohë do të mund të rrëfehen, të marrin bekimin dhe të kungohen.

Me ndërmjetësinë e Shën Nënë Terezës, e thërras bekimin e Zotit mbi ju dhe ja besoj asaj të gjitha brengat dhe nevojat tuaja, sidomos të gjithë të moshuarit, të sëmurit, të varfëritë dhe të braktisurit.

 

Shën Nënë Tereza – lutu për ne!

 

Shpërndaje

Comments are closed.

«