Hyji na takon atje ku jemi

Sep 4 • Meditimi i ditës

4 shtator 2020 – E premte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 1Kor 4,1-5; Ps 36,3-6.27-28.39-40; Lk 5,33-39)

 

Prania e Hyjit

Gjatë kohës sa jam ulur këtu, rrahjet e zemrës sime, ritmi i frymëmarrjes, lëvizjet e mendjes,
të gjitha këto janë shenja se Hyji më krijon vazhdimisht.
Ndalem një moment dhe ndërgjegjësohem për këtë prani të Hyjit në mua.

 

Liria

O Zot, më ke krijuar që të jetoj në liri.
Shpesh herë lehtë e pranoj dhe e marrë këtë dhuratë.
Më frymëzo që të jetoj në lirinë që e ke parashikuar për mua,
me një zemër të pangarkuar dhe me një besim të plotë në ty.

 

Ndërgjegjësimi

Në çka jam duke e gjetur momentalisht në jetën time shpresën, guximin dhe zhvillimin?
Duke i marr me mend disa muaj të mëparshëm,
a jam i/e aftë t`i vërej cilat janë ato aktivitete të mia që kanë dhënë fryt të mirë?
Nëse i kam vërejtur fusha të tilla
do të vendosi që edhe në të ardhmen t`u siguroj hapësirë dhe kohë.

 

Fjala

Hyji i flet secilit prej nesh personalisht.
Duhet ashtu ta dëgjoj në mënyrë që ta ndiej çfarë dëshiron të më thotë.
Do ta lexoj tekstin disa herë, pastaj do të dëgjoj…

 

Lk 5, 33-39

 

33 Atëherë ata i thanë:

“Nxënësit e Gjonit agjërojnë shpesh dhe luten, po ashtu edhe ata të farisenjve ‑ përkundrazi, të tutë hanë e pinë.”

34 Jezusi u përgjigj:

“A mund t’i bëni dasmorët të agjërojnë derisa dhëndri është me ta? 35 Tani vijnë ditët kur do t’ua rrëmbejnë dhëndrin, atëherë, në ato ditë do të agjërojnë.”

36 U tregoi edhe krahasimin:

“Askush nuk e pret një copë prej petkut të ri për t’ia vënë petkut të vjetër, përndryshe shqyen petkun e ri, kurse copa prej petkut të ri nuk përkon me petkun e vjetër. 37 Askush nuk e shtie verën e re në rrëshiqa të vjetër, sepse vera e re i pëlcet rrëshiqat kështu që edhe vera derdhet edhe rrëshiqat prishen: 38 por vera e re duhet të hidhet në rrëshiqa të rinj.

39 Askush, duke pirë verë të vjetër, s’i lakmon verës së re, sepse thotë: “E vjetra është më e mirë!”

 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Çdo agim njofton lindjen e një dite të re. Dita është një dhuratë, për ta ndarë me të tjerët, për të marrë bukën e jetës që Zoti na jep. Gjithçka është krijuar nga Hyji, është bërë e re. Hyji na takon atje ku jemi. Ai dhurohet në gjërat e mira që na ndodhin. Prej tij vjen gjithçka që është e mirë në jetë.
  • Jezusi është gjithmonë me ne, vetëm që është e rëndësishme nëse mund ta njohim atë. Nga dita në ditë mund të lusim për tri gjëra: që ta shohim atë më qartë, ta duam edhe shumë dhe ta ndjekim nga afër.

 

Bashkëbisedimi

O Zot i dashur, më ndihmo çdo ditë
që edhe më shumë të kërkoj.
Ma mbush zemrën time me dashuri ndaj teje.

 

Përmbyllja

Të falënderoj o Zot që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty.

Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash e
përgjithmonë e jetës. Amen

Shpërndaje

Comments are closed.

«