Zoti s`na përbuz për shkak të metave e dobësive tona

Sep 11 • Meditimi i ditës

11 shtator 2020 – E premte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 1 Kor 9, 16-19.22b-27; Ps 84, 4-6a.8a.12; Lk 6, 39-42)

 

Prania e Hyjit

O Zot, më ndihmo që krejt qenien time t`ia çeli pranisë sate.

Më rretho me dashurinë tënde.

Zemra ime le të bashkohet me tënden.

 

Liria

Hyji ma ka dhënë dhuratën e lirisë.
Madje edhe nëse jam fizikisht i/e robëruar, shpirti im është i lirë.
Më ndihmo që lirinë e dhënë prej teje, me hirin tënd, ta përdori urtisht.

 

Ndërgjegjësimi

Bëj, o Zot, që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm/e dhe mirënjohës/e

për të gjitha bamirësitë që mi ke dhënë.

Këtë bekim ta ndaj gjithmonë me të tjerët.

 

Fjala

Lute Shpirtin Shenjt që të të ndriçojë dhe të ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.

 

Lk 6, 39-42

39 /Jezusi/ U tha edhe shëmbëlltyrën:

“A mund t’i prijë i verbëri të verbërit? A thua s’do të bien të dy në gropë? 40Nuk është nxënësi më i aftë se mësuesi; por, çdo nxënës plotësisht i aftësuar, do të jetë si mësuesi i vet.

41 Po pse e shikon lëmishten në sy të vëllait tënd e nuk e sheh traun në syrin tënd?

42 Si mund t’i thuash vëllait tënd: ‘Vëlla, ndal ta heq lëmishten, që ke në sy, ti që nuk e sheh traun në sy tënd? Shtiracak, nxirre më parë traun nga syri yt dhe atëherë do të shohësh qartë ta nxjerrësh lëmishten nga syri i vëllait tënd.”

 

Çka dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:

 

  • A e praktikoj në jetën time mënyrën që kur mendoj për njerëzit e tjerë atëherë mendoj vetëm atë më të mirën për ta? A e kam zakon të nxjerr përfundime të shpejta në lidhje me të tjerët? A e vë në provë mënyrën time të zakonshme të krijimit të shpejtë të një gjykimi për të tjerët? Jezusi e përdor humorin për të na ftuar që mos ta marrim veten shumë seriozisht. Imagjinoje traun në syrin tënd, e pastaj përpiqu për ta nxjerrë lëmishten nga syri i dikujt tjetër!
  • Zoti e shikon çdonjërin prej nesh nga brenda. Ai na shikon me një vështrim zemërgjerë dhe të dhembshëm. Ai s`na përbuz as s`na dënon për shkak të të metave, dobësive dhe shkeljeve tona.
  • O Zot, bëj që sot t`i shikoj me mirësi njerëzit që më bezdisin, ashtu siç i shikon ti ata.

  

Bashkëbisedimi

Fjalët nuk po më vijnë lehtë, o Zot.

Shiko në zemrën time dhe shih se sa shumë e dëshiroj paqen.

Më ruaj, o Zot. E di që gjithmonë je pranë meje.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtij meditimi mbi tekstin e Shkrimit të Shenjtë.
Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen

Shpërndaje

Comments are closed.

«