Jezusi na fton të bëhemi familja e tij
22 shtator 2020 – E martë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme
(Leximet e ditës: Fu 21, 1-6.10-13; Ps 119, 1.27.30.34.33.44; Lk 8, 19-21)
Prania e Hyjit
Jezus i dashur, sot në mënyrë të veçantë kam nevojë për ty.
Kryesisht kërkoj prej teje ndonjë shërbim.
Sot dëshiroj vetëm të jem me ty.
Zemra ime t`i përgjigjet dashurisë sate.
Liria
Lehtë është të biesh në grackën e pasurisë së kësaj bote.
Më jep hirin, o Zot, që të mund të jem i/e lirë nga lakmia dhe egoizmi.
Ma kujto se gjërat më të mira në jetë janë falas.
Dashuria, buzëqeshja, përkujdesja dhe bashkimi.
Ndërgjegjësimi
E pyes veten, si po ndihem sot?
A jam ndoshta i/e lodhur, në stres apo jam jashtë forme?
Nëse diçka prej kësaj ekziston në mua,
a mund të provoj t`i hedh tej këto brenga që më shqetësojnë?
Fjala
O Zot, je bërë njeri në mënyrë që të bisedosh me mua;
Ke ecur dhe ke punuar mbi këtë tokë; ke duruar vapën dhe të ftohtët.
Kohën e kalove në tokë duke u përkujdesur për njerëz.
Ke shëruar të sëmurë, ke ngjallur të vdekur; dhe ajo më e rëndësishmja – më ke shpëtuar nga vdekja.
Lk 8, 19-21
Në atë kohë:
19 Nëna e tij dhe vëllezërit erdhën ta shohin por s’mundën të afroheshin tek ai prej popullit. 20 E lajmëruan:
“Nëna jote e vëllezërit e tu, janë jashtë e dëshirojnë të të shohin.”
21 Ai iu përgjigj:
“Nëna ime e vëllezërit e mi ‑ janë këta ‑ që e dëgjojnë dhe e zbatojnë Fjalën e Hyjit.”
Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:
- Ta quash Hyjin Ati ynë, apo Marinë Nëna jonë nuk janë vetëm ndjenja të devotshme. Ato dalin nga zemra eJezusit, që i pranon të gjithë ata që e ndjekin atë dhe na fton që ta zbulojmë jetën.
- Jezusi na fton që të bëhemi të afërmit e tij, farefisi i tij, familja e tij. Jeta e tij është edhe jeta jonë – ai na jep fjalën e tij që ajo të jetë edhe e jona.
Bashkëbisedimi
Qëndrimi ndaj Marisë dhe familjes së Jezusit u zhvillua në kohën e Besëlidhjes së Re. Familja e Zotit fiton veçantinë e saj sepse ajo dëgjon dhe e zbaton fjalët e Zotit.
Kërkoji Zotit të të ndihmojë t`i shohësh mënyrat se si do ta dëgjosh më së miri fjalën e tij dhe ta zbatosh atë. Lutu që të mprehësh dëgjimin tënd dhe të zhvillosh zellin në ndjekjen e Zotit.
Përmbyllja
Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak minuta vetëm me ty.
Ati ynë…
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.
« 6-vjetori i vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri “Samaritanus Bonus” kundër Eutanazisë: “I pashërueshëm nuk do të thotë i pamjekueshëm” »