Imzot Dodë Gjergji priti në vizitë Kryeministrin Hoti

Sep 28 • Kisha në Kosovë

Ipeshkvi ynë Mons. Dodë Gjergji priti sot në takim, në ambientet e Rezidencës së Ipeshkvisë, Kryeminstrin e Republikës së Kosovës, Shkëlqesinë e tij, z. Avdullah Hoti. Përveç se ishte një takim zyrtar ishte edhe një takim miqësor.

Kryeministri Hoti falënderoi Ipeshkvin Dodë Gjergji dhe Bashkësinë e Kishës Katolike në Kosovë për bashkëpunim të ngushtë dhe korrekt me Qeverinë e Kosovës gjatë këtyre muajve të Pandemisë Covid-19.

Të pranishëm në takim ishin edhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj. Vlora Dumoshi, Zv/Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Teuta Sahatqija, e cila para pak kohësh është emëruar si pikë kontakti e Qeverisë së Republikës së Kosovës me Selinë e Shenjtë në Vatikan, dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Gjatë takimit Ipeshkvi ynë theksoi rëndësinë që ka çdo person në çdo kohë e sidomos gjatë kësaj kohe të Pandemisë, prandaj duhet punuar që të kujdesemi vazhdimisht për shëndetin fizik, psikik dhe shpirtëror të çdo njeriu.

Kryeministri Hoti shtoi që ky takim dhe të tjerë të tillë të mos jenë thjeshtë takime rasti por të krijojnë një bashkëpunim më të ngushtë me Kishën Katolike në Kosovë dhe me Selinë e Shenjtë në Vatikan, kështu duke kërkuar një mbështetje dhe këshillë në këtë drejtim./drita.info

Përgatitën: Don Alfredi & Don Samuelli

Shpërndaje

Comments are closed.

«