Në 1600-vjetorin e përjetësisë së Shën Jeronimit: dy punime figurative nga Idriz Berisha e Benjamin Haxhaj 

Sep 30 • Kulturë

Sot është 1600-vjetori i shkuarjes në përjetësi të Shën Jeronimit ilir. Dita e Tij sot shënohet në mbarë botën.

 

Nga Prend Buzhala

 

Gjatë dekadave të fundit të shekullit XX dhe këndej, edhe piktorët shqiptarë të Kosovës kanë bërë punimet e tyre. Sot po i prezantoj këtu dy vepra: atë Idriz Bertishës (pikturë-dhuratë para një viti) dhe një portret të punuar nga piktori Benjamin Haxhaj (portret, i cili para luftës ishte në kalendarin e revistës “Drita” të Ipeshkvisë së Kosovës).

Përpos në shkrime (studime, biografi, komentime etj.), kjo figurë ka qenë për këta 16 shekuj e pranishme edhe në artet figurative. Ndër ta vlejnë të theksohen artistët e Renesancës, Leonardo da Vinçi, Mikelangjelo, Albrecht Dürer, Antonello da Messina, pastaj nga Jan Van Eyck, Domenico GHIRLANDAIO, Tintoretto, Joachim Patenier, Rembrandt e shumë të tjerë. Po ashtu edhe në ikonografinë kishtare të krishterë (katolike e ortodokse) ka një trajtim të vazhdueshëm piktural.

Vazhdimisht i skulpturuar e i vendosur nëpër ambientet e katedraleve e sheshe qytetesh e sidomos nëpër galeritë e dhejtra e dhjetra qyteteve europerëndimore, amerikane e deri në Betlehem, ku është i varrosur, aty ku gjendet edhe varri i Jezusit.

Në krijimtarinë skultpruroee, dallohen Gian Lorenzo Bernini, Lambert Sigisbert Adam, Dana B. Parlier, Adam Lenckhardt, Tilman Riemenschneider, Pietro Torrigiani, Bartolomeo Bellano, Matthias Kolb,

Andrea del Verrocchio, skukptori frëng i quajtur Lanno, Alessandro Vittoria e dhjetra e dhjetra të tjerë , veprat e të cilëve ruhen nëpër galeritë e botës nëpër të gjithë shekujt./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

«