Publikohet enciklika e re e Papa Françeskut “Fratelli tutti” mbi vëllazërinë dhe miqësinë sociale

Oct 4 • Kisha në botë

Sot, mё 4 tetor 2020 është bërë publike enciklika e re e Papa  Françesku  me titull “Fratelli tutti”, kushtuar vëllazërimit dhe miqësisë sociale, të cilën Papa e nënshkroi  dje mbi varrin e Shën Françesku në bazilikën e ulët të Asizit, nё Itali.  

Enciklika “Fratelli tutti”  (shq. “Të gjithë vëllezër”) që e merr titullin nga fjalët e  Shën Françsekut të Asizit, u paraqit sot në një Konferencë të drejtuar nga Kardinali Parolin, Sekretar i Shtetit tё Vatikanit. Përveç tij ishin të pranishëm Kardinali Migel Ajuso Guixot, Presidenti i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, Gjykatësi Mohamed Mahmoud Abdel Salam, Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit të Lartë për Vëllazërimin Njerëzor, Ana Rowlands Profesore e Social Thought & Practice në Universitetin e Durhamit, nё Mbretërinë e Bashkuar, Andrea Riccardi,Themeluesi i Komunitetit të Shёn Egjidit, Profesor i Historisë bashkëkohore.

Cilat janë idealet e mëdha por edhe rrugët, që mund të përshkohen konkretisht, për ata, që duan të ndërtojnë një botë më të drejtë dhe më vëllazërore në marrëdhëniet e tyre të përditshme, në shoqëri, në politikë, në institucione? Kjo është pyetja së cilës synon t’i përgjigjet “Fratelli tutti”, enciklika e Papës Françesku, që u paraqit sot në Vatikan, para Lutjes së Engjëllit të Tënzot. Ati i Shenjtë e përkufizon atë si “Enciklikë Shoqërore”, e cila e merr titullin nga “Këshillat e Shën Françeskut të Asizit, që i përdori fjalët “Fratelli tutti” “për t’iu drejtuar të gjithë vëllezërve dhe motrave dhe për t’iu propozuar atyre një formë jetese me shijen e Ungjillit”.

Enciklika ka për qëllim të nxisë aspiratën botërore drejt vëllazërimit dhe miqësisë shoqërore. Në sfond, pandemia e Covid-19, e cila, vëren Françesku, “filloi vrullshëm papritur, pikërisht ndërsa po shkruaja këtë letër”. Por emergjenca globale shëndetësore dëshmoi se “askush nuk shpëton i vetëm” dhe se ka ardhur vërtet koha për të “ëndërruar si një njerëzim” i vetëm, ku jemi “të gjithë vëllezër”.

Fratelli tutti” është enciklika e tretë e Papës Françeskut. Dy Enciklikat e tij të para, janë Laudato si‘ ( 24 majit 2015) mbi ekologjinë dhe Lumen Fidei (29 qershorit 2013) mbi fenë./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

«