Kompozitori Vinçenc Gjini nderohet me çmimin “Niketë Dardani”

Oct 7 • Kulturë

Dje, më 7 tetor 2020, Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Znj. Vlora Dumoshi, i ka ndarë çmimin kombëtar “Niketë Dardani” për veprën jetësore në fushën e muzikës kompozitorit Vinçenc Gjini.

Laureati nuk mund të ishte i pranishëm gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimit, por në emër të tij çmimin e pranoi motra e tij.

Vinçenc Gjini është njëri ndër kompozitorët e gjeneratës së artë, që e ka ngritur këtë fushë në nivele akademike. Ai gjithashtu është i njohur për qindra kompozime sakrale, këngë liturgjike që sot e kësaj ditë këndohen nëpër kishat tona shqiptare./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

«