Bashkëpunimi me Shpirtin Shenjt

Oct 14 • Meditimi i ditës

14 tetor 2020 – E mërkurë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Gal 5, 18-25; Ps 1, 1-4.6; Lk 11, 42-46)

 

Prania e Hyjit

Po bëhem i/e vetëdijshëm/e për praninë tënde, o Zot.

Po mbështetem në zemrën tënde të butë.

Në momentet e dobësisë ti je fuqia ime.

Në momentet e mërzisë ngushëlluesi im.

 

Liria

Do të provoj që së paku shkurt t`i harroj të gjitha brengat dhe problemet

që ndoshta më mundojnë në këtë moment.

Të gjitha brengat vetjake i vendosi në duart e Zotit – së paku disa minuta deri sa të zgjatë kjo lutje.

 

Ndërgjegjësimi

Kjo është koha, o Shpirti më i Shenjtë, kur ti, Një me Atin dhe Birin, vjen të hedhësh dritën tënde në zemrat e besimtarëve të tu.

Ndalu një moment dhe bëhu i/e vetëdijshëm/e për Shpirtin e Shenjtë, të pranishëm këtu, për të të dhënë jetë dhe dritë.

Qetësohu një çast dhe mirëprite atë dritë në jetën tënde.

 

Fjala

Tani e dëgjoj pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt që është parashikuar për sot.

Dëgjoj me mend e zemër

dhe vërej fjalinë apo ngjarjen që më lë përshtypje.

 

Gal 5, 18-25

 

Vëllezër,

18 Nëse ju prin Shpirti, nuk jeni të nënshtruar Ligjit.

19 Tashti, veprat e mishit e të gjakut janë të njohura. Ato janë: fëlligështia, papastërtia, shfrenia, 20 idhujtaria, magjia, armiqësitë, grindjet, smira, hidhërimi, ngacmimet, dasitë, mospërkimet, 21 zilitë, zdërhalljet, ndejat me pije e qejfe e të tjera si këto. Lidhur me këto po ju vë në dijeni që tani, siç jua thashë më parë: kush i bën këto, nuk do ta trashëgojë Mbretërinë e Hyjit.

22 Kurse fryti i shpirtit është: dashuria, hareja, paqja, duresa, dashamirësia, mirësia, besnikëria, 23 butësia, përkormëria. Kundër këtyre nuk ka ligj.

24 Ata që janë të Krishtit [Jezus] e kryqëzuan trupin e vet bashkë me prirjet dhe dëshirat e ulëta.

25 Nëse jetojmë nën ndikimin e Shpirtit Shenjt, edhe të udhëheqemi nën drejtimin e Shpirtit Shenjt.

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:

 

  • Ne mund të mos jemi aq të sigurt sa Pali se e kemi kryqëzuar plotësisht mishin me pasionet dhe dëshirat e tij! Ky është një projekt gjatë gjithë jetës dhe kemi nevojë për dashurinë dhe ndihmën e Zotit gjatë gjithë rrugës. Ne gjithashtu mund të bashkëpunojmë me këtë Zot. Shpirti Shenjt ndihmon të na tregojë se si.
  • Meditoji pyetjet vijuese:

Kur je në gjendje të japësh dhe të marrësh më shumë dashuri?

Çka të sjell më shumë gëzim?

Kur je më së shumti zemërgjerë?

  • Përgjigjet e tua janë mënyra se si ti tashmë bashkëpunon me Shpirtin e Zotit. . . Vazhdo! Në leximin e dytë të fragmentit biblik, ndërsa e dëgjon listën e parë: mos harro se Zoti është i mëshirshëm dhe të do.

 

Bashkëbisedimi

Ndërsa e reflekton listën e dytë, merre parasysh se si mund ta përdorësh Shpirtin Shenjt për të të ndihmuar ta dallosh se si të jetosh.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtij meditimi mbi Shkrimin e Shenjtë. Në ungjill shohim se si farisenjtë dhe skribët ia bënin vetes qejfin, ishin të vetëkënaqur. Gjatë kohës që i jepnin rëndësi asaj që është e jashtme e linin pas dore jetën e shpirtit.
Jeta nuk sillet vetëm rreth kozmetikës dhe publicitetit/reklamimit, as s`matet me shkallën e përshtatshmërisë apo efikasitetit/dukjes. Në kohën tonë, ka një sërë industrish ekzekutive dhe kompani publicitare qëllimi i vetëm i të cilave është për të tërhequr vëmendjen tonë, për t`i harxhuar forca tona dhe për të na dhënë një identitet ‘më të mirë’.
Zoti na thërret të kthehemi, në jetën e vërtetë. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

«