Kultura e krishterë mesjetare shqiptare e Grabocit të Fushë – Kosovës

Nov 30 • Histori, Kulturë

Nga Haxhi MEHMETAJ

 

Unike është një unazë argjendi më fushë  rrethore e zbukuruar me pikëzime, qendra me dy engjëj më krahë, të cilët e mbajnë një kryq, ndërsa rrethi i unazës me motive linjash harkore. Sipas mënyrës së varrimit, zakoneve mortore dhe stolive, varreza i takon kulturës së hershme mesjetare shqiptare të krishterë, të shekujve IX – XI. Kjo kulturë përfshinte Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë veriperëndimore, një pjesë të Malit të Zi deri në Mlijetë, dhe një pjesë të Greqisë së sotme deri në Amfionë. Kulturës së njëjtë i takojnë edhe shtresat e vendbanimit mesjetar.

 

Kur po bëheshin gërmime arkeologjikë në Grabocin e Poshtëm të Komunës së Fushë – Kosovës u zbuluan gjurmët e një vendbanimi dhe të në varreze, më rëndësi të jashtëzakonshme për njohën e kulturës dardane të bronzit të vonë, sikurse edhe për kulturën mesjetare shqiptare.

Vendbanimi ishte ngritur mbi një kodër më pozitë të mirë strategjike në toponimin Kërshi i Halitajve. Kërkimet arkeologjike të cilat i kreu Instituti Arkeologjik i Kosovës me 2005 dhe Instituti i Monumenteve dhe Muzeu Rajonal i Prishtinës në vitet 2007 – 2010, nën udhëheqjen e autorit të këtij shkrimi, ndërsa u financuan nga Komuna e Fushë – Kosovës, dëshmuan që fjala është për një vendbanim shumështresor dhe për një varrezë mesjetare. Vendbanimi kishte nisur të banohej në periudhën dardane të bronzit të vonë (shek. XIV – XI para Krishtit), në antikitetin e vonë të (shek. IV – VI pas Krishtin) dhe në përudhen mesjetare  të shek. IX – XIV. Siç duket kulmin e zhvillimit e arrin gjatë periudhës mesjetare. Kjo dëshmohet nga enët e qeramikës, të cilat janë alfa dhe omega e identitetit të një kulture. Nga enët e qeramikës mbizotërojnë vorbat dhe tasat, të cilat kanë një shtrirje të gjere gjeografike, sikurse në Shqipëri, Kosovë, Greqi, Mal të zi dhe Maqedoni veriperëndimore.

Tejet më rendësi është zbulimi i varrezës, e cila shtrihej në afërsi të vendbanimit. Deri me tani janë zbuluar 30 varre të ritit të krishterë, me vendosje të kufomave në shpinë, në gropa dheu, duar të kryqëzuara mbi stomak, këmbë të shtrira, njërin krah të fiksuar në mes të trupit, ndërsa tjetrin mbi kraharor, me kokë të kthyer nga ana e djathtë. Në varre u gjeten kryesisht stoli, unaza nga bronzi, byzylykë nga teli i përdredhur dhe rruaza nga brumi i qelqit. Veçohen unazat e këtyre tipave: unaza me fushë vezake të zbukuruara më pikëzime, unaza më fushë gjethe tërfili, të zbukuruara më motive të pikëzimit dhe të vijëzimeve paralele poshtë fushës, dhe unaza më motive të thjeshta zbukurimi më fushë të ngritur në formë koni dhe disa të ngritura në formë kryqi. Unike është një unazë argjendi më fushë  rrethore, rrethi i së cilës është zbukuruar me pikëzime, qendra me dy engjëj më krahë, të cilët e mbajnë një kryq, ndërsa rrethi i unazës me motive linjash harkore.

Sipas mënyrës së varrimit, zakoneve mortore dhe stolive, varreza i takon kulturës së hershme mesjetare shqiptare të krishterë, të shekujve IX – XI. Kjo kulturë përfshinte Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë veriperëndimore, një pjesë të Malit të Zi deri në Mlijetë, dhe një pjesë të Greqisë së sotme deri në Amfionë. Kulturës së njëjtë mesjetare shqiptare  i takojnë edhe shtresat e vendbanimit mesjetar./drita.info

 

Në ballinë: Stoli të Grabocit të Poshtëm (foto dhe dizajni: Dukagjin Mehmetaj)

Shpërndaje

Comments are closed.

« »