Përvujtëria kundrejt diturisë së madhe

Dec 1 • Meditimi i ditës

1 dhjetor 2020 – E martë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Is 11,1-10; Ps 72,1-2.7-8.12-13.17; Lk 10,21-24)

 

Prania e Hyjit

Me gjithë krijimin,
Jam i/e zhytur në Hyjin.
I lejoj vetes të lirohem nga e kaluara dhe e ardhmja,
në mënyrë që t`i lë të gjitha brengat e mia në duart e Zotit,
dhe që të jem thjesht me Zotin,
Këtu dhe tani.

 

Liria

O Zot, më ke krijuar që të jetoj në liri.

Shpesh herë kollaj e marr dhe e pranoj këtë dhuratë.

Më frymëzo që të jetoj në lirinë që e ke parashikuar për mua,

me një zemër të pangarkuar dhe me një besim të plotë në ty.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Atij që
pranon, shëron dhe ripërtërin
mund të jem i/e sinqertë në lidhje me mënyrat sesi kam arritur

ta përjetoj dashurinë.

Si kaloi dita e fundit?
Si po e ndiej veten në lidhje me mënyrën se si jam përgjigjur,
sesi kam ndërvepruar, sesi e kam hapur zemrën?
I ndaj ndjenjat e mia me Zotin.

 

Fjala

Një këngë thotë: Pasi udhëtova në të gjithë botën, prapë vij tek e njëjta e vërtetë që e lashë në shtëpi: Zoti është e vërteta!

Atëherë pse dyshon? Mos dysho, mbështetu në Zotin dhe vendose shpresën tënde në të. Dëgjoje Zotin sepse ai është e vërteta.

Leximi i sotëm është nga Ungjilli sipas Lukës.

 

Lk 10,21-24

 

21 Atëherë Jezusi, nën ndikimin e Shpirtit Shenjt, klithi plot hare:

“Të madhëroj, o Atë, Zotërues i qiellit e i tokës, pse ua fshehe këto të urtëve e të mençurve e ua zbulove të vegjëlve!

Po, o Atë, pse ty të pëlqeu kështu!

22 Gjithçka më dorëzoi im Atë!

Askush nuk e di kush është Biri, përveç Atit,

dhe kush është Ati, përveç Birit

dhe atij, kujt Biri do t’ia zbulojë.”

23 Pastaj u kthye kah nxënësit dhe u tha atyre veçanërisht:

“Lum sytë që shohin çka po shihni ju!

24 Juve po ju them: shumë profetë e mbretër dëshiruan të shohin çka po shihni ju, por nuk panë; të dëgjojnë çka po dëgjoni ju, por nuk patën fat të dëgjojnë.”

 

Çfarë dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:

 

  • Hyjit mund t`i afrohemi më parë me dashuri dhe përvujtëri, sesa me dituri të madhe dhe përpjekje intelektuale. Etërit shpirtëror na flasin për “mjegullën e së panjohurës” që ekziston në  mes teje dhe Zotit. Ata na këshillojnë që këtë mjegull ta largojmë me shigjetën e mprehtë të dashurisë së përdëllyer.
  • Etërit shpirtërorë me përvojë na bëjnë thirrje që të shkojmë pas eksperiencës sesa diturisë. Për shkak të krenarisë personale dituritë mund të të mashtrojnë. Dituritë mund të të çojnë në mendjemadhësi, kurse dashuria e butë dhe e ndjeshme kurrë s`do të të mashtrojë – ajo të ndërton, të formon.
  • Gjatë kohës që e dëgjon edhe njëherë ungjillit, vë re se me sy dhe dëgjim të brendshëm mund ta shohësh dhe dëgjosh Hyjin që është gjithmonë këtu, i pranishëm në jetën tënde dhe të fton në shoqëri/bashkim me të.

 

Bashkëbisedimi

Sa të bekuar jemi ne që mund ta shohim Jezusin dhe t`i dëgjojmë fjalët e tij. Por Jezusi është ai që zgjodhi për të na zbuluar Atin. Do të mendoj se sa mund të më gëzojë dhe të më bëjë mirënjohës ky mesazh.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtij meditimi mbi tekstin e Shkrimit të Shenjtë. Lutje e sotme e bukur e Jezusit na tregon diçka rreth marrëdhënies që ai kishte me Atin në Shpirtin e Shenjtë. Është një lutje falënderimi për suksesin e misionit të dishepujve të tij të dërguar në botë për të predikuar. Dhe pastaj Jezusi u thotë atyre se ata janë vërtet të lum, të bekuar që e kanë pranuar Lajmin e Mirë dhe vendosën të ndërtojnë jetën e tyre në bazë të Hyjit.

Mendja e hapjes dhe mirëbesimit e një fëmije është tokë pjellore për ta marrë fjalën e Zotit. Të lutemi që, si nxënës, të kemi sy për të parë dhe veshë për të dëgjuar mesazhin shpëtues të Jezuit. Ati ynë…
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Comments are closed.

« »